Chelsea mposht Man.United, “Blutë” i bashkohen Arsenalit në finale

286
Sigal

Arsenal-Chelsea do të jetë finalja e këtij sezoni në FA Cup. Ekipi i Frank Lampard mposhti 3-1 Manchester United në duelin e zhvilluar në “Wembley”.

Dëmtimi i mbrojtësit Bailly ndikoi që të jepeshin shumë minuta shtesë në fundin e pjesës së parë dhe Oliver Giroud zhblloki ndeshjen në minutën e 11-të shtesë. Sulmuesi francez devijoi saktë një top të ardhur nga Azpilicueta nga krahu i djathtë.

“Blutë e Londrës” e nisën me gol edhe pjesën e dytë. Goditja e Mason Mount nuk u prit nga De Gea, i cili kreu një gafë fatale, duke i dhuruar shënoi sërish 16 minuta përpara fundit. Harry Maguire devijoi në portën e tij një top të Marcos Alonso dhe ndeshja mori fund.

United reagoi sa për të gjetur golin e nderit. Bruno Fernandes shndërroi në gol një penallti në minutën e 80-të, por vetëm kaq. Ndeshja u mbyll me triumfin e Chelsea, që do të diskutojë fitimin e trofeut kundër Arsenalit, në një derbi të zjarrtë Londre.