Ajaksi i bën presion Juventusit nga Holanda, triumfon në klasiken me PSV-në

476
Sigal

Një klasike e futbollit holandez, u luajt ditën e sotme në qytetin e Amsterdamit. Ajaksi vendas, triumfoi në një ndeshje spektakolare ndaj PSV, me shifrat 3-1, dhe rihapi luftën për titullin.

Ajaksi kaloi në avantazh me një autogol të Shuab, që në minutën e 21-të, i cili nuk u mor vesh me portierin e tij, dhe e çoi topin në fundin e rrjetës.

Ndërkohë, në pjesën e dytë, gjithçka u bë më e vështirë për Ajaksin, pasi Mazraui u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 57-të, pas një ndërhyrje horror me takë në kokën e kundërshtarit.

Në zhvillimet e këtij faulli, është Luk De Jong, i cili barazon shifrat me kokë për PSV, duke përfituar nga një dalje jo e mirë e portierit të Ajaksit.

Gjithsesi, edhe pse me 10 lojtarë, Ajaksi ia doli të fitonte një penallti në minutën e 71-të, e cila u shndërrua në gol nga Tadiç. Pati kohë edhe për një gol të tretë në minutën e 97-të, shënuar nga David Neres.

Kështu, Ajaksi i shkakton humbjen e dytë në 27-të ndeshje PSV-së këtë sezon, dhe me këtë fitore, shkon në kuotën e 65 pikëve në vendin e dytë, vetëm 2 pikë më pak se PSV, dhe rihap luftën për kampionatin.

Kujtojmë që Ajaksi do të luajë me Juventusin në çerekfinalet e Champions League.