Babai i këngëtares më të paguar në botë fiton 60 euro në ditë

460
Sigal

Mes këngëtares së njohur Adele dhe babait të saj biologjik, Mark Evans nuk ka një marrëdhënie të mirë. 55-vjeçari është një ish -i alkoolizuar dhe nuk takohet prej vitesh me vajzën e tij.

E përditshmja britanike ‘The Sun’ ka zbuluar se prindi i mohuar nga këngëtarja e njohur punon si shofer ne një shoqëri transporti ku paguhet rreth 60 euro në ditë. Një diferencë e madhe kur mendojmë se vajza e tij është personazhi i famshëm poshtë 30 vjeç më i paguar në Mbretërinë e Bashkuar.

Adele fiton rreth 170 milionë dollarë në vit. Këngëtarja as nuk e ka në plan të rregullojë marrëdhënien ka thënë një burim për The Sun.

Mark e ka braktisur Adelen në moshën 2-vjeçare dhe nënën e saj për shkak të problemeve me alkoolin. Disa vjet më parë ai në një intervistë i kishte kërkuar falje vajzës së tij. Në ata kohë këngëtarja kishte thënë se nuk donte asnjë lloj marrëdhënie me të.
Në mik i Mark Evans ka thënë për ‘The Sun’ se ai e di që ka gabuar rëndë me vajzën e tij por do që të rregullojë marrëdhënien me të.

“Ai do të jetë një gjysh normal dhe ka dëshirë të shëtisë me nipërit e tij. Mark nuk ka një jetë e ka zemrën të copëtuar”- ka vazhduar më tej miku i babai të këngëtares.