Automjeti humb kontrollin dhe përplaset me murin e një banese

364
Sigal

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në rrugën “Sektor Rinia” në Durrës.

Një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin e  një banese.

Përplasja ka qenë e fortë dhe mjeti është shkatërruar thuajse plotësisht.

I plagosur rëndë mësohet se ka mbetur shoferi i mjetit, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, i cili është dërguar në spital për marrjen e ndihmës mjekësore.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.