Inter-Napoli, vendimet e arbitrit krijojnë polemika në Itali

113
Sigal

Interi mori një fitore shumë ët rëndësishme ndaj Napolit, me rezultatin 3-0, por kjo ndeshje nuk ka kaluar pa polemika.

Napolitanët kanë akuzuar arbitrin, se ishte i njëanshëm në vendimet e marra. Vendasit kanë pretendime për dy raste, që vendosën edhe fatet e ndeshjes.

Fillimisht bëhet fjalë për një faull të pa dhënë të Lautaro Martinez ndaj Lobotka dhe në të njëjtin aksion erdhi edhe goli i avantazhit.

Pretendime ka edhe për një ndërhyrje të Accerbit në zonë, me mbrojtësin që goditi me takë në kavilje sulmuesin Osimhen. Edhe ky rast u konsiderua i rregullt nga arbitri Massa, që shkaktoi edhe polemika të mëdha.