Short “i mallkuar” në Ligën e Europës

512
Sigal

Ballafaqime të vështira: Kukësi-Kairat Almaty, Flamurtari-Sioni Bolnisi dhe Laçi-Rudar Veleneje

Goglat u rezervuan kundërshtarë të vështirë në letër për tri skuadrat shqiptare pjesëmarrëse në Ligën e Europës, për turin e parë paraeliminator. Flamurtari (26 ndeshje në Europë), Kukësi (10 ndeshje) e Laçi (4 ndeshje) u shortuan me rivalët më të vështirë të mundshëm. Kuqezinjtë e Flamurtarit do të përballen me gjeorgjianët e Sioni Bolnisi, Kukësi do të përballet me kazakët e Kairat Almaty, ndërkohë që Laçi do të ketë 180 minuta të zjarrta me sllovenët e Rudar Velenje. Por nëse për kurbinasit pritej një short i vështirë duke qenë se pozicionoheshin në vazon e skuadrave të dobëta, për Flamurtarin dhe Kukësin parashikohej një short më i lehtë, megjithatë si vlonjatët ashtu edhe kuksianët do t’u duhet të derdhin djersë për të kaluar në raundin tjetër. E vetmja gjë pozitive nga ky short mund të konsiderohet fakti se si Laçi ashtu edhe Kukësi e Flamurtari ndeshjet e para do t’i luajnë në transfertë. Ndeshjet e para të kësaj faze do të zhvillohen në datën 3 korrik ndërsa ato të kthimit një javë më vonë. Kjo është hera e 11-të që vlonjatët marrin pjesë në një kompeticion europian, qysh kur ata debutuan në sezonin 1985-1986, në atë eliminim nga Helsinki i Finlandës. Në ballafaqimin e fundit në Europë (sezoni 2012-2013), Flamurtari u eliminua nga Honvedi i Budapestit me dy humbje: 1-0 (në Vlorë) dhe 2-0 (në Hungari).

Në rast kualifikimi Flamurtari do të luajë në turin e dytë eliminator me rumunët e Petrolul Ploiesti, Kukësi me danezët e Ejsberg, ndërsa Laçi me ukrainasit e Zorya Luhansk. Këto takime do të luhen 17 dhe 24 korrik.

Liga e Europës

Flamurtari-Sioni Bolnisi

Kukësi-Kairat Almaty

Laçi-Rudar Velenje

KUNDËRSHTARËT

 RUDAR VELENJE

 Kundërshtari i Laçit, sllovenët e Rudar Velenje e përfunduan sezonin e fundit në vend të tretë. Ata drejtohen nga trajneri vendas Jernej Javornik ndërkohë për herë të fundit në Europë kanë marrë pjesë në sezonin 2009-2010 teksa u eliminuan në raundin e dytë të Ligës së Europës nga serbët e Cervena Zvedës. Rudari është themeluar 66 vjet më parë dhe luan në një impiant me një kapacitet prej vetëm 2341 vendesh.

KAIRAT ALMATY

 Kundërshtari i Kukësit, kazakët e Kairat Almaty e mbylli kampionatin e fundit në vend të tretë. Merr pjesë në kompeticionet europiane për herë të katërt. Kampionati i Kazakistanit është në aktivitet e sipër. Skuadra e qytetit të Almatit është themeluar 60 vjet më parë dhe luan në Central Stadium (23 000 vende). Ekipi drejtohet nga një emër i njohur, siç është sllovaku Vladimir Vajs.

SIONI BOLNIS

 Kundërshtari i Flamurtarit, gjeorgjianët e Sioni Bolnisi kampionatin e fundit e mbyllën në vendin e tretë ndërkohë që nuk marrin pjesë në Europë që prej sezonit 2006-2007. E themeluar në vitin 1936, Sioni Bolnisi luan në impiantin “Tamaz Stephania Stadium” dhe drejtohet nga trajneri Vladimir Burduli. Sioni Bolnisi ka dal kampion në vitin 2006 dhe finaliste e Kupës së Gjeorgjisë në vitin 2003.

FLAMURTARI NË EUROPË

1985-1986/ Kupa e Kupave

Flamurtari-HJK Helsnki 1-2, 1-3

1986-1987/Kupa UEFA

Flamurtari-Barcelona 1-1, 0-0

1987-1988/Kupa UEFA

Flamurtari-Partizan Beograd 2-0, 1-2

Flamurtari-Vismute Aue 2-0, 0-1

Flamurtari-Barcelona 1-0, 1-4

1988-1989/ Kupa e Kupave

Flamurtari-Leh Poznan 2-3, 0-1

1990-1991/ Kupa e Kupave

Flamurtari-Olimpiakos 0-2, 1-3

1991-1992/ Kupa UEFA

Flamurtari-Goteborg 1-1, 0-0

1996-1997/ Kupa e Kupave

Flamurtari-Humene 0-2, 0-1

2009-2010/ Liga e Europës

Flamurtari-Madhëruell 1-0, 1-8

2011-2012/ Liga e Europës

Flamurtari-Buduçnost 1-2, 3-1

Flamurtari-Jablonec 0-2, 1-5

2012-2013/ Liga e Europës

Flamurtari-Honved 0-1, 0-2

Bilanci: 26 ndeshje, 5 fitore, 4 barazime, 17 humbje

KUKËSI NË EUROPË

LIGA E EUROPËS

Sezoni 2013-2014

Kukësi-Flora Talin    0-0, 1-1

Kukësi-Sarajevo        3-2, 0-0

Kukësi-Metalurg D.  2-0, 0-1

Kukësi-Trabzonspor  0-2, 1-3

Bilanci: 8 ndeshje, 2 fitore, 2 barazim, 4 humbje

LAÇI NË EUROPË

LIGA E EUROPËS

Sezoni 2010-2011

Laçi-Dnepër Mogilev 1-1, 1-7

Sezoni 2013-2014

Laçi-Diferdanzh 1-2, 1-3

Bilanci: 4 ndeshje, 0 fitore, 1 barazim, 3 humbje

Kur Flamurtari eliminonte Partizanin e Beogradit

 Në edicionin 1987-1988 regjistrohet edhe kulmi i futbollit shqiptar në Europë. Flamurtari eliminoi në turin e parë Partizanin e Beogradit: fitoi 2-0 në Vlorë (autogol i Gjorxheviçit dhe gol i Roland Iljadhit) dhe humbi 2-1 në Beograd (eurogol i Sokol Kushtës). Në turin e dytë eliminoi gjermanolindorët e Vismute Aue: humbi 1-0 në Gjermani dhe fitoi 2-0 dhe Vlorë (Taho, Ruci). Në turin e tretë, u eliminua nga Barcelona: humbi 4-1 në “Kamp Nou” (gol i Vasil Rucit), fitoi 1-0 në Vlorë (gol i Kushtës).

Kalimet e tureve, Kukësin mban rekordin

 Vetëm tetë ekipe nga 15 pjesëmarrëse në kompeticionet europiane kanë mundur ta kalojnë të paktën 1 herë turin e parë: Tirana (9 herë), Vllaznia (7), Dinamo (3), Partizani (3), Besa (3), Flamurtari (2), Teuta (1), Kukësi (1). Flamurtari në edicionin 1987-1988 arriti të kalonte në turin e tretë të Kupës UEFA, ndërkohë që Kukësi mbërriti sezonin e kaluar mbërriti deri në turin e katërt të Ligës së Europës, pra kaloi tre ture duke vendosur edhe një rekord në paraqitjet ndërkombëtare të skuadrave shqiptare.

KALIMET E TUREVE

LIGA E KAMPIONEVE

Tirana: 6 herë (1982-1983, 1988-1989, 1989-1990, 2003-2004, 2004-2005, 2005-2006)

Vllaznia: 1 herë (2001-2002)

Dinamo: 1 herë (2002-2003)

Skënderbeu: 1 herë (2013-2014)

LIGA E EUROPËS

Flamurtari: 2 herë (1987-1988, 2011-2012)

Partizani: 1 herë (2004-2005)

Vllaznia: 3 herë (2008-2009, 2009-2010, 2011-2012)

Dinamo: 1 herë (1985-1986)

Tirana: 1 herë (2006-2007)

Besa: 1 herë (2007-2008)

KUPA E KUPAVE

Tirana: 2 herë (1986-1987, 1994-1995)

Partizani: 1 herë (1970-1971)

Besa: 1 herë (1972-1973)

Vllaznia: 1 herë (1987-1988)

Dinamo: 1 herë (1989-1990)

Teuta: 1 herë (1995-1996)

KUPA INTERTOTO

Teuta: 1 herë (2002)

Partizani: 1 herë (2003)

Vllaznia: 1 herë (2004, 2007)

Besa: 1 herë (2008)

 DY TURE

Flamurtari: 1 herë (1987-1988)

 TRE TURE

Kukësi: 1 herë (2013-2014)