“S’më prek njeri sendet personale”- Ina Zhupa përplaset me gardën tek dera e Kuvendit: Kur të më hiqni imunitetin, atëherë hajdeni

22
Sigal

Deputetja Ina Zhupa është përplasur me gardën tek dera e Kuvendit, pas kërkesës së tyre për t’i kontrolluar çantë si kusht për të hyrë në sallë.

Ina Zhupa refuzoi t’i lejonte t’i kontrollonin çantën, duke u shprehu se kjo do të ndodhte vetëm kur t’i hiqej imuniteti.

“Kam dy vite deputete, s’më prek njeri sendet e mia personale. të lashë ta kaloje në skaner. Kur të më hiqni imunitetin atëherë hajdeni”, i drejtohet ajo Gardës.