Duka: Serbi mirësevjen! Kështu organizohet një ndeshje futbolli

456
“Serbi eja e shih se si organizohet një ndeshje futbolli. Mirësevini në Shqipëri!”Ky është mesazhi i Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka në një intervistë dhënë serbes “Vecernje Novosti”. Për Dukën nuk ka asnjë rrezik që ndeshja e 8 tetorit Shqipëri-Serbi të kthehet si ndeshja e një viti më parë e ndërprerë në minutën e 41-të.
Je dakord se ndeshja e ndërprerë ishte një turp për Serbinë e Shqipërinë?
Nuk e mendoj në këtë mënyrë. Nuk kemi trup nga vetja jonë as ne dhe as serbët. Asnjë nuk do ta kujtojë sërish atë ndeshje. Thjesht nuk kishte një organizim të mirë. Jam i bindur se asnjë serb apo Federata serbe nuk donte që të ndodhte ajo që ndodhi.
Si e komentoni vendimin e CAS?
Besoj se ishte një vendim i marrë në të mirë të futbollit dhe kundër dhunës ,vlera për të cilat ne luftojmë.
Serbia vjen në Tiranë më 7 tetor dhe një ditë më pas ndeshja me rrezik në Elbasan?
Po punojmë fortë që organizimi i ndeshjes të jetë mjaft i mirë ndryshe nga organizimi që u bë në Beograd. Skuadra serbe dhe çdo person që e shoqëron do të pritet ashtu siç pritet çdo ekip në Shqipëri ,pra me shumë respekt. Unë mund të garantoj se mbrëmja e 8 tetorit në Elbasan do shkojë në frymën e fair-play.
Kemi mundësi të mirë kualifikimi. Çfarë ndodh nëse Serbia ua prish festën?
E di që çdo serb do e donte një gjë të tillë. Por më duhet të pranoj se për ne kjo fushatë kualifikuese ka shkuar mjaft mirë me përjashtim të humbjes ndaj Portugalisë. E kemi komplikuar pak kualifikimin por kemi ende sërish dy ose tre mundësi që janë:Ndeshja me Serbinë,ajo me Armeninë ose play-off. Unë ftoj edhe futbollistët që të jenë ambasadorë të paqes në Elbasan. 
Sigal