Igli Tare mesazh futbollistëve: Nuk ka mbaruar ende asgjë, të vazhdojmë garën!

49
ROME, ITALY - AUGUST 22: SS lazio manager Igli Tare looks on during the press conference SS Lazio unveils new signings Manuel Lazzari at the Formello Center on August 22, 2019 in Rome, Italy. (Photo by Marco Rosi/Getty Images)

Humbja ndaj Milanit me shifrat 0-3 brenda në “Olimpico” ka demoralizuar jo pak Lazion që tashmë e sheh veten -7 pikë nga Juventusi kryesues. Mungesat e Immobiles dhe Caicedos ndikuan në duelin ndaj kuqezinjëve, por edhe skuadra duket e dorëzuar pas asaj disfate, për t’u dhënë më shumë besim futbollistëve ka menduar drejtori sportiv. Igli Tare.

Në një deklaratë për mediat italiane, zyrtari shqiptar i bardhekaltërve është përpjekur të inkurajojë futbollistët për të vazhduar deri në fund garën dhe për të mos u dorëzuar.

Ju jeni të fortë, keni qenë të mrekullueshëm. Tani nuk është momenti të bëhemi pesimistë, por duhet të mendojmë për Leccen. Jeni të lodhur, pushoni dhe le të vazhdojmë sërish. Ju dhatë gjithçka! Nuk ka mbaruar asgjë akoma”, u shpreh nëpërmjet “Corriere dello Sport” Igli Tare.