“Skuadra tregoi që ka uri”, Solskjaer: Është një rezultat i pabesueshëm

168
Sigal

Një fitore historike që e bën natyrisht krenar Ole Gunar Solskjaerin për rezultatin e arritur. Vetëm dy herë më parë në historinë e kampionatit anglez një skuadër kishte fituar me një rezultat 9-0 dhe njëri prej tyre i përket sërish Mançester Junajtidit, në suksesin gjithnjë në “Old Trafford” kundër Ipsuiçit në 1995. Dhe atëherë në stol ishte profesori i norvegjezit, Sër Aleks Ferguson.

“Është një rezultat i pabesueshëm, një fitore e shkëlqyer. Sigurisht që momenti vendimtar i ndeshjes ishte dalja me karton të kuq e Jankevic që në minutën e dytë, por skuadra tregoi uri dhe vazhdoi duke mos shfaqur shenja vetëkënaqësie.

Skuadra përmirësohet ndeshje pas ndeshje dhe kjo është ajo që ka rëndësi. Duhet të vazhdojmë kështu”.