Stafi i Kongresit, pjesë e dëshmitarëve kundër Trump : Të ndalohet rikthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë!

145
Sigal

Qindra punonjës të Kongresit u shkruan një letër të hapur senatorëve duke i kërkuar atyre të marrin në konsideratë traumën që kanë kaluar gjatë pushtimit të Capitol Hill-it dhe kanë shkruar q ëish-Presidentin Donald Trump duhet të dënohet që lejoi një sulm të tillë.

“Ne jemi staf që punojmë për anëtarët e Senatit të SHBA dhe Dhomës së Përfaqësuesve, që është nderi dhe privilegji ynë t’i shërbejmë vendit tonë. Ne e shkruajmë këtë letër për të ndarë pikëpamjet dhe përvojat tona, e jo thjesht të punëdhënësve tanë. Por më 6 janar 2021, vendi ynë i punës u sulmua nga një turmë e dhunshme duke u përpjekur të ndalonte numërimin e votave të kolegjit elektoral.  Kjo turmë u nxit nga ish presidenti Donald J. Trump dhe aleatët e tij politikë, disa prej të cilëve i kalojmë çdo ditë në korridoret e punës sonë”, shkruajnë më shumë se 370 punonjës, të cilët janë kryesisht demokratë, në letrën e tyre.

Trump u fajësua nga Dhoma e Përfaqësuesve përpara se të largohej nga zyra në janar për nxitjen e kryengritjes në Capitol, e cila detyroi ligjvënësit të evakuoheshin.

Gjyqi ndaj Trump në Senat është parashikuar të nisë javën e ardhshme dhe punonjësit do të jenë pjesë kryesore e dëshmitarëve.

“Si punonjës të Kongresit, ne nuk kemi të trejtë vote, por senatorët tanë po. Dhe për hir të vendit, ne kërkojmë që ata të votojnë për të dënuar ish-presidentin dhe për ta ndaluar atë që të mbajë përsëri detyrën e Presidentit apo poste të tjera publike”.

Nënshkruesit e letrës, janë ndihmës të më shumë se 100 kongresmenëve, 15 senatorëve dhe 10 komisione të ndryshme, duke përfshirë Komisionin e Gjyqësorit të Dhomës, Komitetet e Mbikëqyrjes dhe Punëve të Jashtme.

“Askush nuk duhet të përjetojë diçka të tillë në vendin e tij të punës”, i tha CNN javën e kaluar një punonjës i njohur me hartimin e letrës. “Dhe unë mendoj se është e rëndësishme të tregosh këtë pjesë të historisë, sepse nuk janë vetëm anëtarët e Kongresit që vijnë për të punuar në Capitol çdo ditë. Dhe nuk janë vetëm stafet që punojnë në Capitol të cilët ishin të traumatizuar nga ajo që ndodhi. Dhe unë mendoni se është një pjesë e saj. Trauma ishte atje dhe ishte reale që i terrorizoi të gjithë”, – tha ai.