“Fëmijë që qanin dhe nëna që nuk mund t’i jepnin gji”, Kryemadhi : Ja çfarë më kujtohet kur erdhën shqiptarët e parë të Kosovës në 1998

180
Sigal

Në kohën e bombardimeve të NATO-s…

Po, kjo është e vërtetë, madje ka qenë 24 mars, ditën që Ilir Meta bënte 30 vjeç.

A e dini se çfarë është interesante, meqë ra biseda te bombardimet. Unë me Presidentin Meta kam zhvilluar një intervistë dhe u mundova që ta ngacmoj pak për të kaluarën, sepse asokohe shumë pak njerëz e mbajnë mend kontributin e z. Meta për luftën e UÇK-së dhe për ndihmën në Kosovë, por hezitoi prapë, u fsheh, u struk prapa modestisë që të mos fliste për angazhimin që asokohe ai si zyrtar i lartë shtetëror kishte për Kosovën. Megjithatë le të shfrytëzojmë pak rastin tani dhe le ta kujtojmë pak atë periudhë….

Është një periudhë shumë interesante, e dhimbshme mund të themi. Unë ndërkohë kisha Borën të vogël, e kisha me gji, ishte pa bërë akoma 1 vjeç, sepse kishte lindur në korrik të vitit 1998 dhe nuk kam për ta harruar kur kanë ardhur familjet e para nga Kosova, kanë ardhur në Pallatin e Sportit ‘Partizani’ dhe të gjitha ishin nëna me fëmijë të vegjël, të gjitha ishin nëna me gji. Dhe gjëja e parë që UNHCR-ja në atë kohë, por edhe qeveria shqiptare nuk e kishin menduar në atë kohë ishte ushqim për fëmijët, ushqimi për foshnjat. Fëmijët qanin, pasi sado që një grua që ka udhëtuar me orë të tëra, e pa ushqyer nuk ka gji t’i japë fëmijët së vet dhe mbaj mend që ka qenë gazetarja Arta Tozaj atëherë që punonte me mua, unë isha në Forumin Rinor Eurosocialist në Partinë Socialiste dhe të gjitha ne vajzat e reja që ishim nëna, kemi marrë biberonët, kemi marrë çantat me vete nga shtëpia dhe i kemi çuar në Pallatin e Sportit ‘Partizani’. Ishte gjëja e parë që nuk kishim menduar kurrë që do të kishte aq shumë foshnja. Por, kishte po ashtu edhe shumë djem dhe vajza që vinin të plagosur, jo për shkak se mund të ishin luftëtarë të UÇK-së, por për shkak të sulmeve që bëheshin nga serbët, për shkak të plagosjes nga zonat e minuara të fushave të ndryshme, ku nuk lejohej kalimi i familjeve kosovare që të vinin drejt Shqipërisë. Pra, ishte ajo pjesa e padukshme e asaj që ne shikonim nëpër televizione. Ne shikonim një anë komplet tjetër, anën e dhimbshme të nënave, të grave, të vajzave dhe nuk shikonim atë anën e fortë burrërore. Sepse Iliri, si tani e mbaj mend, ishte në Kukës, në atë kohë ka qenë zëvendëskryeministër dhe ajo që ishte më e vështira ishte që të gjitha mediat jepnin karvanët me njerëz që ecnin dhe jepnin struktura masive njerëzish, por menaxhimi deri në detaje i asaj mikpritjeje, i hapjes së dyerve të shtëpive të shqiptarëve, ndërsa prisnin familjet e ardhura nga Kosova, ishte e jashtëzakonshme dhe ishte shumë më shumë emocionale sesa ai emocioni që ne kemi parë nëpërmjet televizionit, si: CNN, EURONEËS dhe të gjitha këtyre televizioneve të tjera ndërkombëtare. Dua të them që këto janë emocione që herë pas here njeriu ka nevojë t’iu rikthehet. Unë kam një fotografi me Borën të vogël, ku ajo është me një kapele të UÇK-së, ku shikoja sesi vinin të rinj nga Amerika, vishnin uniformën e UÇK-së, përgatiteshin për të ardhur në Kosovë, dhe në fakt ndoshta lotët e Monikës sot për atë kohë janë edhe emocione, janë forcë, janë kurajë, që ndonjëherë, në momente të caktuara ne i kemi të domosdoshme që të mos i harrojmë, sepse ka lot nënash, ka lot motrash, ka lot baballarësh për shumë djem dhe vajza që nuk janë sot. Vetëm djem nga Shqipëria janë 34 dëshmorë. Ka po kështu me qindra dhe mijëra të tjerë, që janë të humbur, që i kërkojnë ende sot e kësaj dite, por ka edhe shumë të tjerë që kanë shpëtuar qoftë edhe për një moment të fatit, për një moment shumë të thjeshtë, fragment sekonde. Pra, janë disa gjëra që herë pas herë ne duhet ti kthehemi në memorien tonë politike, edhe historike, nuk duhet ti harrojmë, duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur flasim për to. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur i përdorim këto elementë të cilët janë sa personale, por aq edhe kombëtare. Janë momente personale për ne që të mos bëjmë gabime dhe kur të firmosim ato taksat e rrugës, por janë historike për të treguar për të treguar se sa i fortë është një komb kur është bashkë dhe përballon çdo lloj sfide. Prandaj them që kemi shumë gjëra për të bërë ne si Shqipëri në marrëdhënie me Kosovën, në marrëdhënie me njerëzit atje, por edhe anasjelltas.

Të gjitha këto do të bëhen realitet besoj nëse LSI do të jetë sërish në pushtet…

Ndoshta u zgjata disi, por kishte kohë që nuk kisha folur për këto momente dhe dua që njerëzit të më mirëkuptojnë për emocionet.

Patjetër. Ne do të kthehemi te temat politike, por më intereson pak kjo pjesa ‘pa maskë’, kjo pjesa familjare. Ju të dy jeni njerëz shumë të respektuar, mbartës institucionesh. Bora e paska pasur të shkruar që nga lindja e saj mungesën e prindit, po sot fëmijët teksa janë rritur, si mund të organizohen me një baba President dhe një nënë që udhëheq partinë Lëvizja Socialiste për Integrim?

Janë online gjithë kohën, Bora studion për Matematikë. Atë unë në fakt e quaj pak si krenari timen, sepse kam investuar në aspektin që ajo të shkojë në një lëndë për shkencat ekzakte, pasi sot është shumë e vështirë që të gjesh një ‘teenager’, dhe kur t’i thuash që do të shkosh të studiosh për Matematikë, do të thotë: Po çfarë do të bëhem unë nesër? Dhe ajo që unë mendoj është se nganjëherë unë vërtet mendoj se ne mund t’i kemi munguar fizikisht, por për shkak të teknologjisë, nuk mungojmë virtualisht. Pra, jemi online, qoftë nëpërmjet Facetime dhe komunikimeve të tjera. Përveç Besarit, që ka ndenjur me mamanë time, si gjyshet që bëjnë pas djemve, por vajzat e mia, që të dyja, në asnjë moment nuk më janë ndarë, kanë qenë gjatë gjithë kohës prezentë në të gjitha fushatat e mia. Edhe kur kanë qenë kampet e rinisë që ne kemi zhvilluar, ato kanë qenë që 4-5 vjeç pjesë e tyre, lanin, pastronin, gatuanin, shërbenin, bëheshin pjesë e debateve dhe ne qeshnim, sepse të bëhej një fëmijë vetëm 4 vjeç pjesë e debateve dhe të flasë për politikë është interesante. Me Ilirin janë disi më të distancuara se me mua, por Besari është më ‘i pafytyri’ mund të them në marrëdhënie edhe me Ilirin, edhe me mua, kërkon vëmendje të përhershme. Jam si veshka mes dhjamit thotë, jam si pasha mes dy motrave, sepse të dyja e duan jashtëzakonisht shumë.

Aktivitetin tuaj si aktiviste…

Që 17 vjeç.

Arritja e gradës së doktoratës flet edhe për këmbënguljen tuaj…

Kryemadhi: Të gjithë njerëzit thonin se çfarë e don doktoraturën. Në fakt doktoraturën për skemën e pensioneve e kam bërë nga frika. E njerëzit thonë pse? Në kuadrin që kisha mbaruar një master për Administrim Biznes në fakultetin e Ekonomisë në bashkëpunim me atë të Nebraskës, ne kemi nisur bashkarisht, me një grup shoqesh që bënim disa artikuj shkencorë për menaxhimin e energjisë elektrike ose për shkak të shpopullimit që në vitet 2000-2001, që kishte të bënte me lëvizjet e të rinjve dhe një iniciativë që Iliri në atë kohë ka qenë kryeministër që u bëri thirrje për të pasur dyfishin e rrogës, ose për të pasur subvencion nga buxheti i shtetit për ata që ishin shkolluar jashtë dhe ktheheshin në Shqipëri. Unë kam pasur debate me Ilirin atëherë dhe i thoja që ti nuk mund të diskriminosh ne që kemi mbaruar në Shqipëri dhe qenka më i mirë një njeri që mbaron një universitet çfarë do jashtë shtetit. Por Iliri e kishte si parim e më thoshte mua; dakord Monika që ti e mendon këtë gjë, por nga ana tjetër ti nuk mund të funksionosh dhe të ecësh përpara për shkak se, vërtetë tranzicioni vazhdon në Shqipëri, por ne si institucion si sistem nuk i ofrojmë universiteteve shqiptare atë standard të lartë të zhvillimit të arsimit, qoftë për laboratorët, kërkimet shkencore etj… E këtu duke u marrë me këtë gjë, në filluam bashkë me disa mikesha të mia, filluam të punonim për këtë gjë. Çfarë ndodhi? Në parlamentin e 2013 menjëherë nis reforma për pensionet. Një ligj i ri që tjetërsonte komplet kontributet e shqiptarëve. Nëse shqiptarët kishin derdhur kontribute në numrin e tyre të sigurimeve, ata zëroheshin për ata që kishin suplementare. Gjithçka niste nga fillimi.

Dhe kërkoi zgjidhje për atë…

Jo, këtu në një moment, në një debat që kam pasur në një konferencë ndërkombëtare diskutohej çështje, ‘pay go’ apo fondet e investimit. Pastaj ti fillon e studion ligjin, sepse diskutoheshin nëpër komisione. Po shikonim që kjo nga një piramidë normale, po kthehej mbrapsh. Kontributet uleshin çdo ditë e më shumë dhe po rritej numri i pensionistëve. Pra rritej numri i pensionistëve dhe ulej numri i të punësuarve. Nga ana tjetër, rritej dhe mosha e pensionit, që nga grua do të dilte në moshën 65 vjeçare dhe një burrë 70 vjeç. Megjithatë unë në atë kohë isha deputetet e qarkut të Lezhës. Nisa të flisja nëpër komisione, diskutohej herë pas here dhe do të mbaja një fjalim. Pa dashje rakordoheshim, që kur mbaja unë fjalën Ilir Meta nuk ishte në sallë. E duke mos qenë Meta në sallë, unë bëj një fjalim kritik për skemën e sigurimeve. Duhet të jemi të kujdesshëm që kjo reformë e sigurimeve shoqërore, pra për pensionet nuk duhet të jetë skemë bolshevike për të bërë propagandë, por duhet të jetë një skemë që çon më shumë para në xhepat e pensionistëve, ju garanton një pension të rehatshëm, që të mos jenë peng i fëmijëve. Skema të tilla bolshevike … dhe thashë ja hodha e thashë dhe ishte kryetari i LSI-së dhe nuk do të më thoshte pse i re qeverisë. Kam pasur momente të caktuara, qoftë për ligjin e arsimit të lartë, të mbetjeve që unë kam pas dalë kundra. Vetëm kur bie telefoni dhe tha; ti përsëri ke shtuar fjali që i bie qeverisë. I thashë; unë nuk mund të ndryshoj dhe ta tjetërsoj veten time. Mund të flas shumë mirë për disa gjëra, por ky është mendimi im. E që nga ky moment, më pas fillova të merresha seriozisht me këtë e nxora 10 rekomandime, ku 8 janë plotësuar. Sot marrin dhe burrat lejen e lindjes, përveç asaj ka shumë gra që rrinë në shtëpi, nuk kanë mundësi për të punuar, qoftë për shkak të dëshirës ose mundësive për të rritur fëmijët e burri që punon. Por në një ditë të bukur me diell burri thotë, nuk të njoh, shko në punën tënde, siç po ndodhin shumë divorce dhe gratë ngelin në mes të 4 rrugëve edhe pse burri nuk e ka lejuar të punojë. Që nga ky moment, ligjin shqiptar ua ndan në dysh kontributet e pensioneve. Vërtetë gruaja nuk ka punuar dhe derdhur kontribute, por për aq vite sa ka jetuar me burrin. Në hyrje të kësaj doktorature, ajo që kam kuptuar sot dhe është një nga problemet më të mëdha dhe jo vetëm unë, për shkak të doktoraturës. U shqetësuan shumë faktikisht kundërshtarët politikë të mi për sa i përket doktoraturës. Ishte e para doktoraturë që është bërë në Shqipëri për ligjin që është miratuar në vitin 2014, për reformën e sigurimeve shoqërore. Kam kuptuar se nëse ne nuk krijojmë vende pune, të mirë paguara pensionistët tanë do të vijnë drejt kolapsit të pensioneve. Kosova psh., e ka ndryshe. Nuk ka skemën e ‘pay as you go’, por ka skemën e fondit, që garanton një pension të paktën dyfish më të lartë se pensionet në Shqipëri. Është shumë më përpara Kosova.