Igli Tare tenton goditjen e madhe, sulmuesi i Manchester United afër kalimit te Lazio

149
Sigal

Drejtori sportiv i Lazio-s, Igli Tare po kërkon të bëjë një goditje të madhe në merkato duke provuar të afrojë sulmuesin e “Djajve të kuq” Juan Mata.

Lajmi u bë i ditur nga gazeta “Tempo”, e cila ndër të tjera shtoi se pengesë për momentin mbetet vetëm paga e lartë e spanjollit, i cili aktualisht fiton 8 milion euro në sezon me United, por mund të gjendet një marrëveshje me një përgjysmim page për dy vjet me opsion rinovimi për një vit tjetër.

Mata do të ishte goditje për Lazio-n pasi do të vinte në Romë me parametra zero. Vitin e kaluar, Tare provoi një operacion të ngjashëm me spanjollin David Silva, por ky i fundit refuzoi duke shkuar kaluat tek spanjollët e Real Sociedad-it.