Në Itali zbulojnë planin si do të futen tifozët në stadium gjatë Europianit

191
Sigal

UEFA mori miratimin e qeverisë italiane, që në stadiumin e Romës të jenë të pranishëm 17 mijë e 500 tifozë në sfidat pritëse të Kampionatit Europian. Tashmë hapi tjetër i mbetur është plani organizativ, pasi mbetet për tu parë mënyra e përzgjedhjes së tifozëve që do të jenë të pranishëm në shkallët e stadiumit.

Sipas ‘”Gazzetta dello Sport’’ përparësi do të kenë tifozët të cilët janë vaksinuar, ata të cilat kanë një test të vonshëm negativ të Covid-19 dhe përzgjedhja e tifozëve do të bëhet me anë të një shorti në fundin e muajit prill dhe fillimin e muajit maj.

Mënyra e hyrjes në stadium do të jetë strikte për të shmangur grumbullimet dhe do të bëhet e gjitha në prani të përfaqësuesve të federatës. Ndërkohë ‘’Stadio Olimpico’’ i Romës, do të presë 3 sfidat e Italisë në grup, me Turqinë më 11 qershor, me Zvicrën më 16 qershor dhe me Uellsin më 20 qershor.