(Video) Teuta dhe Tirana nuk e zgjidhin dot fituesin në “Niko Dovana”

308
Sigal

Teuta dhe Tirana e mbyllin sfidën e sotme në barazim 1-1. Durrsakët dhe bardheblutë nuk arritën të vendosnin se cili do të ishte fituesi i takimit të sotëm në “Niko Dovana”, duke ndarë secila nga një pikë. Edhe pse Teuta ka vendosur një “rekord” me 8 barazime në 11 ndeshje, ekipi i Edi Martinit ngjitet në vendin e tretë pas humbjes së rëndë të Kukësit 4-1  me Partizanin.

Me mjaft mungesa, kampionët në fuqi të Tiranës u kujdesën më tepër të përfitonin nga gabimet e kundërshtarëve dhe të tërhiqeshin në prapavijë. Sulmuesi bardheblu Grent Halili zhbllokoi ndeshjen pas 3 minutash teksa kapiteni Renato Arapi nuk largoi një top të lehtë dhe Muçi përfiton duke pasuar te Halili. Ekipi i Martinit tentoi në vazhdimësi të barazonte, por sulmuesve u mungonte shënjestra. Duhej aktivizimi i Dejvid Kapllanit në minutën e 63-të për të barazuar takimin 7 minuta më pas.

Me rezultatin e sotëm, Teuta barazon me pikë Kukësin (17), ndërsa Tirana qëndron në vendin e gjashtë me 15 pikë duke u larguar akoma më shumë nga Vllaznia kryesuese. 

FT| TEUTA-TIRANA 1-1
Halili 3’/ D.Kapllani 70′

Komenti live:

90’+5 – Mbyllet në barazim ndeshja Teuta-Tirana. Durrsakët marrin barazimin e tetë në 11 ndeshje, por ngjiten në vendin e tretë pas disfatës së Kukësit me Partizanin.

90’+2 Muçi zëvendësohet me Luis Birçajn.

90′ Arbitri i katërt akordon 5 minuta shtesë.

89′ Muçi del nga krahu i majtë, por godet mbi portë. Futbollisti qëndron i shtrirë në fushë pas ndërhyrjes së Albano Aleksit.

muci demtohet on Vidnews.

86′ Zëvendësim i dytë te Tirana. Gjumsi zëvendëson Agustin Torrasën.

82′ Zëvendësim te Tirana. Marlin Nuriu merr vendin e Grent Halilit.

81′ Dy zëvendësime të tjera te Teuta. Hebaj dhe Zhunior në vend të Krasniqit dhe Kuros.

77′ Ndëshkohet dhe trajneri i Tiranës Nevil Dede për protesta.

75′ Teuta proteston tek arbitri Ferhataj për penallti. Gruda dhe Hoxhallari futet në zonë dhe lojtari i durrsakëve rrëzohet. Gjyqtari vazhdon lojën.


70′ GOOOOOL! Teuta-Tirana 1-1!! Kapllani barazon ndeshjen 7 minuta pasi futet në fushë.

70′ Zëvendësim i dytë te Teuta. Gruda ul në stol Lorenco Vilën.

63′ Zëvendësim te Teuta. Trajneri Martini ul në stol Karabecin për Dejvid Kapllanin.

62′ Karabeci ndëshkohet me karton të verdhë për faull të ashpër. 

60′ Karton i dytë i verdhë për Tiranën. Ernest Muçi ndëshkohet për nisje të lojës pa vërshëllimën e gjyqtarit.

46′ Fillon pjesa e dytë.

45’+1 – Mbyllet pjesa e parë në “Niko Dovana”. Teuta krijon raste, por nuk shënon dot. Tirana kryeson me kokëfortësi.

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

29′ Bregu del në sulm, por arbitri anësor akordon pozicion jashtë loje.

27′ Lorenco Vila godet me kokë, por gjuajtja e tij është e gabuar.

20′ Vjen kartoni i parë i verdhë në këtë ndeshje. Grent Halili ndëshkohet për tërheqje fanele.

13′ Krasniqi del në pozicion të favorshëm për të goditur, por Najdovski e bllokon me sparkatë.

8′ Faull për Teutën. Hoxhga gjuan, por Torasa e bllokon.

3′ GOOOOOL! Teuta-Tirana 0-1!! Arapi nuk spastron dot topin. Muçi përfiton dhe gjen Grent Halilin, i cili shtyn lehtësiht topin në rrjetë.

 

2′ Portieri i Tiranës del në kohën e duhur dhe kontrollon topin.

1′ Fillon ndeshja në “Niko Dovana”. Topin e parë e shkelmojnë lojtarët e Tiranës.

FORMACIONET ZYRTARE: 

TEUTA: Frashëri, Arapi, Hoxha, Kuros, Todorovski, Karabeci, Aleksi, E.Vila, Bregu, L.Vila, B.Krasniqi. Trajner: E.Martini

TIRANA: V.Bekaj, Toshevski, Najdovski, Hoxhallari, Kuka, Ismajlgeci, Halili, Vrapi, Batha, Torasa, Muçi. Trajner: N.Dede