VIDEO/ Shpërthen kryetari i PS në Memaliaj, kryebashkiaku të hetohet nga SPAK, të përgjigjet për abuzimet me ndihmat

391
Sigal

Telashe per kryetarin e emeruar te Bashkise Memaliaj Gjolek Gucaj.

Duket se problemet po i vijne nga partia qe e ka emeruar ne krye te Bashkise nje vit me pare. Kryetari i Partise Socialiste te Njesise Administrative te Krahesit ne Memaliaj Lame Jaupaj, flet pa dorashka per abuzimet qe po kryen kryebashkiaku i emeruar i Bashkise Memaliajt Gjolek Gucaj.

Ne nje interviste kryesocialisti i Krahesit ben akuza te drejtperdrejta ndaj Gjolekut te Memaliajt i cili per zonen e Krahesit nuk ka dhene asnje pako me ndihme ushqimore vecse tek te preferuarit e tij. Sipas tij ndihmat nuk shkojne aty ku nevojitet por sipas interesave te kryetarit te Bashkise. Fondi rezerve i Bashkise Memaliaj eshte prekur dhe nuk dihet se per cfare jane shpenzuar keto te holla-spegon Jaupaj i cili njekohesisht eshte edhe anetar i Keshillit Bashkiak te Memaliajt.

Jaupaj i kerkon llogari kryebashkiakut te emeruar te Bashkise se Memaliajt nderkohe qe ka bere thirrje per vendosjen e tij para ligjit per abuzimet e njepasnjeshme te vertetuara. Zoti Jaupaj shkon edhe me tej duke thene se Gjolek Gucaj e ka blere mandatin si kryetar bashkie nje vit me pare dhe per kete zoteron prova./Jugu lajm