Nesër mblidhet parlamenti, opozita sërish në protestë

454
Sigal

Nesër, në orën 10 është njoftuar se do të mblidhet seanca e zakonshme plenare e parlamentit, dhe jo ditën e enjte, kur është data e përcaktuar. Në këtë seancë, do të diskutohet edhe propozimi i PS-së për të shtyrë edhe 3 muaj të tjerë afatin e reformës zgjedhore, meqenëse ende ajo nuk është miratuar.

Opozita e Bashkuar, me të bërë të ditur, që parlamenti do të mblidhet nesër, ka njoftuar të gjithë përkrahësit dhe simpatizantët e saj, që të mblidhen në orën 10, ditën e mërkurë në protestën e radhës para parlamentit. Gjithashtu, drejtuesit e opozitës, Lulzim Basha, kryetari i PD-së dhe Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së vazhdojnë turet nëpër Shqipëri, në takimet e tyre me strukturat e partisë, për të mobilizuar njerëzit për në protestën e madhe të 13 prillit, por edhe për t’u përgatitur për zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat mund të shpallen në çdo kohë.