Përfaqësuesi i Kishës Ungjillore: Familja Josifi ka qenë anëtare para 15 vitesh

349
Sigal

Pastori i Kishës Ungjillore në Kombinat Ergest Biti ka deklarua se familja Josifi ka qenë pjesë e Kishës Ungjillore në Përmet para 15 vitesh, ndërsa në Tiranë mund të kenë vizituar atë vetëm si besimtare, pa statusin e anëtares.

Ai tha se përgjatë shërbesës së tij në Kombinat, nuk kishte dëgjuar asnjëherë për këtë familje.

“Para 15 vitesh kanë qene pjesë e Kishës Ungjillore në Përmet. Kur kanë ardhur në Tiranë mund të kenë qenë vizitore por jo anëtare.  Në Kishë, Kishat janë të hapura për takime. Mund të kërkojmë literaturë. Por nuk kanë qenë pjesë anëtare të Kishës.

Unë jam pastor në Kombinat dhe nuk kam dëgjuar për këtë familje. Ne kemi vizituar qindra familje gjatë pandemisë dhe në asnjë nga emrat nuk ka rezultuar kjo familje. Për mbi 10 vjet unë Kam drejtuar kishën Ungjillore në Kombinat, por ata nuk kanë qenë kurrë pjesë e saj“, tha Biti.

Blerta Josifi, anëtarja e mbijetuar e familjes Josifi është shprehur në dëshminë e saj se ata kishin qenë pjesë e Kishës Ungjillore deri para dy vitesh, ndërsa më pas i kanë lexuar librat e biblës në shtëpi, pa u konsultuar me asnjë sekt.