Momenti kur motori e hedh në ajër/ Piloti 14-vjeçar rrëzohet, përplasja fatale i merr jetën gjatë garës (VIDEO)

213
Sigal

Një aksident tragjik i ka marrë jetën pilotit minoren Hugo Millan. Gjatë garës në MotorLand Aragon, adoleshenti ishte pjesë e garës së talenteve kur u rrëzua nga motor ii tij.

13 xhiro nga fundi, Millan pësoi aksidentin, ku edhe pse në fillim u duk se ishte mirë pasi u shfaq duke dalë nga pista, nuk mundi t’i bëjë ballë plagëve.

Ajo që i dha goditjen fatale ishte përplasja nga një tjetër motor. Menjëherë ndërhynë mjekët për t’i dhënë ndihmën e shpejtë. Gjithashtu e transportuan me helicopter në spitalin e Zaragozas.

Dëmtimët e shumta në disa pjesë të trupit, ia bënë të pamundur mjekëve që ta mbanin ende në jetë.