Ibrahimovic: Mbappe ka elegancën e Ronaldos. Haaland është i mirë sepse…

465
Sigal

Zlatan Ibrahimovic për mikrofonat e transmetuesit amerikan CBS, u ndal të flasë për lojtarët e tij të rinj të preferuar në skenën e futbollit evropian.

Sulmuesit i Milanit u shpreh se Mbappe dhe Haaland bëjnë diferencën sot për sot në futboll.

” Kush më pëlqen nga të rinjtë? Më pëlqejnë lojtarët elegantë, lojtarët që janë të kompletuar. Kur je futbollist e kupton se si lëvizin, si mendojnë.

Më pëlqejnë ata lojtarë që i parashikojnë gjërat para se të ndodhin. Kush është më eleganti?Mendoj se Mbappe, më kujton pak Fenomenin Ronaldo. Ai është shumë elegant në lojën e tij.

Ndërsa Haaland është më i mirë sepse është i fiksuar pas golit. Unë shoh inteligjencë tek ai, thjesht dëshiron të shënojë dhe di si ta bëjë këtë”.