Sulejman Starova: Kjo sfidë ka prodhuar historikisht emocion, Partizani favorit për fitore

858
Sigal

Si e mbani mend “derbin” e parë që ju keni luajtur me fanellën e Tiranës?

Kujtoj se ka qenë viti 1977, dhe unë luaja si qendërmbrojtës me Partizanin. Ne fituam 3-1, me 2 gola të Agim Muratit dhe 1 gol të Ferdinand Lleshi. Kam luajtur më shumë se 10 vite me Partizanin, dhe ndeshjet “derbi” luheshin gjithmonë në “Qemal Stafa”, të tejmbushur me tifozë.

Nga “derbi” i parë në të fundit, si kanë qenë emocionet tuaja në fushën e lojës?

Të them të drejtën, mezi e prisnim. Gjitha java para këtij “derbi”, si kryefjalë kishte vetëm këtë ndeshje. Për këtë ndeshje kishte interesim të madh në gjithë Shqipërinë, ndërsa sot ka ndryshuar, nuk është më ajo atmosferë që na “elektrizonte” të gjithëve në stadium.

Kur ju keni luajtur si futbollist, cila skuadër ka dalë më shumë fituese, Partizani apo Tirana?

Në atë periudhë që unë luaja si futbollist, Partizani ka fituar më shumë ndeshje “derbi” me Tiranën. Atëherë kemi qenë dy skuadra të nivelit të lartë në futbollin shqiptar, dhe çdo rezultat ishte i pritshëm. Por, Partizani ka fituar më shumë përballje me 17 Nëntorin, sot Tirana.

Po në bankinë, sa ndeshje “derbi” keni luajtur kundër Tiranës?

Unë i kam drejtuar të dyja këto skuadra si trajner, por në periudha të ndryshme. Baraspesha edhe këtu ka qenë më evidente, edhe për faktin se të dyja skuadrat kanë pasur luhatje të dukshme. Një shifër e përafërt mund të jetë me 14 “derbi”, Partizani-Tirana dhe Tirana-Partizani.

Më shumë keni fituar ju si trajner këto ndeshje “derbi”, apo homologët tuaj të kohës?

Edhe si trajner me të dyja këto skuadra, unë kujtoj se gjithçka është e barabartë në shifra. Nëse nuk gaboj, në 14 “derbi”, 5 i kujtoj në barazim, 5 fitore të Tiranës dhe 4 fitore të Partizanit. Pra, ky bilanc tregon për rivalitetin që kanë pasur këto skuadra ndër vite.

Nëse do të jeni në stadium, për cilën skuadër do të bëni tifo?

Natyrisht që unë do ta shoh këtë “derbi”, se nuk ka si të ndodhë ndryshe me mua, pasi me të dy këto skuadra më lidh e gjithë karriera ime si futbollist e trajner, për gati 45 vjet. Historikisht, në lojë ky “derbi” ka pasur baraspeshë, por këtë herë më shumë anon nga fitorja e Partizanit.

Sot nuk jeni pjesë e asnjërës skuadër, nëse ju kërkoj “skedinën”, e parashikoni 1, X apo 2?

Skedinat për një specialist futbolli janë “armik”. Por duke respektuar pyetjen tuaj në gjuhën e basteve, unë po ju përgjigjem se këtë “derbi” e mendoj më shumë 2, pra në favor të Partizanit.

Edhe si trajner me të dyja këto skuadra, unë kujtoj se gjithçka është e barabartë në shifra. Nëse nuk gaboj, në 14 “derbi”, 5 i kujtoj në barazim, 5 fitore të Tiranës dhe 4 fitore të Partizanit. Pra, ky bilanc tregon për rivalitetin që kanë pasur këto skuadra ndër vite

Formacioni i mundshëm

Partizani (1-4-2-3-1)

 

Hoxha

 

Ibrahimi           Belica  Atanda                        Trashi

 

Telushi             Hila

 

Asani   Bardhi             Mala

 

Mansah

Partizani sot pa tifozin “special”, Leo Cara u nda nga jeta

Sot në “derbin” mes Tiranës e Partizanit, në stadiumin “Selman Stërmasi”, do të mungojë një mbështetës special te tifozeria e kuqe. Djaloshi i vogël, Leo Cara, që ndiqte çdo ndeshje të Partizanit, së bashku me babin e tij, dje është ndarë nga jeta, pasi vuante nga probleme shëndetësore. Kapiteni Alban Hoxha dhe më pas klubi i Partizanit, e kanë zyrtarizuar këtë lajm.

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega

Jemi më të fortë se Tirana, do ruhet tradita e pathyeshmërisë

Sot, trajneri i Partizanit, Skënder Gega, e ka “derbin” e parë si trajner, dhe dje ai është shprehur se ka besim te skuadra e tij, se do të ruhet tradita e pathyeshmërisë. “Në këtë ndeshje “derbi”, emocionet si trajner janë ndryshe nga ato si lojtar. Sepse në bankinë përgjegjësia është më e madhe. Gjithsesi, ne jemi në të fortë dhe besoj se do të ruhet tradita e pathyeshmërisë”, kështu deklaroi Gega fillimisht për “derbin” sot, ndërsa ende nuk e ka përcaktuar formacionin. “Kam një dilemë, por nesër (sot) do vendos për formacionin, por ne do bëjmë më të mirën me qetësi dhe pa emocion. Këtë herë do të kemi ndihmën e madhe, tifozerinë”.

Ndeshjet-Java e 6-të

Sot, 28 shtator 2018

Tirana-Partizani           19:45

Nesër, 29 shtator 2018

Kamza-Laçi                 15:45

Kukësi-Luftëtari         15:45

Flamurtari-Kastrioti    18:45

Teuta-Skënderbeu       18:45

RENDITJA

Skuadrat        Nd       P

  1. Skënderbeu 5 11
  2. Partizani 5 11
  3. Kukësi 5 10
  4. Laçi 5 7
  5. Flamurtari 5 7
  6. Kamza 5 6
  7. Tirana 5 5
  8. Teuta 5 5
  9. Kastrioti 5 4
  10. Luftëtari 5 3