Incidenti në PD/ Evi Kokalari: Militanten e solli kunati i Bashës, erdhi me Range Rover në seli!

333
Sigal

Evi Kokalari, e ftuar në një  emision, ka folur për incidentin që ndodhi në selinë e Partisë Demokratike, ku dy gra përdorën dhunë verbale ndaj Kokalarit, Vokshit dhe përfaqësueseve të tjera të LDGSH dhe Komisionit për Rithemelit të PD.

Kokalari tha se zonja që fyente dhe bërtiste, kishte mbërritur me një Range Rover në seli, duke hedhur akuza se atë e ka sjellë kunati i Lulzim Bashës.

“Ishte një dhunë për të na intimiduar dhe larguar nga selia e PD. Më vjen keq, informacionet që kam marrë, është se ky person është futur nga kunati i Lulzim Bashës dhe një vajzë që punon me të. Edhe të hënën kjo ka bërë të njëjtat gjurulldi. Më kanë shkruajtur që këtë e kanë marrë me një Range Rover të hënën.

Ka bërë shumë zhurmë. Aty kishte shumë mbështetës të zotit Berisha. Ne vajtëm të hënën, në mënyrë paqësore, nuk kishim ndërmend të mblidhnim mbështetësit. Salla u mbush me njerëz, ata po bërtisnin ‘Berisha’, ndërkohë që bërtiste edhe ajo dhe më pas u larguan pa problem mes pamjeve. Ndëra dje erdhi, nuk e di çfarë donte. Ajo mu drejtua me fjalë të pista dhe vulgare. Kishte abuzim deri në një pikë, që më bëri shumë përshtypje. Basha ishte në seli dhe nuk mori mundimin ta ndalonte apo largonte. Madje, kur dolëm, Lul Basha kishte vënë një person të dytë që t’i vinte në ndihmë.

Ishte komplet e paramenduar, diçka që ka bërë Luli dhe kunati i Lulit.

Dua të di kush e ka Range Roverin që e ka sjellë, se ajo vetë më duket punon ende në ndërtesa, më duket ose sanitare, ose dicka e tillë”, deklaroi Kokalari.