Sali Berisha: 20 dhjetor, protestë kombëtare në Tiranë

291
Sigal

Lideri historik i PD Sali Berisha ka njoftuar protestën e opozitës në datën 20 dhjetor në Tiranë. 

Protesta do të zhvillohet kundër vizitës së presidentit serb Aleksandar Vuçiç në Tiranë dhe qeverisë së Edi Ramës, tha Berisha në ‘Opinion’.

“Unë kam një lajm për shqiptarët. 20 dhjetori është protesta kombëtare e shqiptarëve. Protesta ka qëllime kryesore, së pari kundër Ballkanit të Hapur. Së dyti, protesta e vjedhjes kombëtare. Në datën 20 kombi është në protestë. Merr fund më skenari armiqësor anti-shqiptar i Ballkanit të Hapur. Nëse kthehesh në Foltore unë kisha paralajmëruar ditën e protestës kombëtare. E kisha paralajmëruar Millosheviçin e ri që të mos vijë në Tiranë p[ër Ballkanin e Hapur se populli do të të presë me protesta. Sepse nuk mund të pranojmë ne skenarë të mirëfilltë anti-shqiptar destabilizues”, tha Berisha.