Deklarata e fortë, Berisha: Në selinë e PD ka njerëz të armatosur

205
Sigal

Ish-kryeminsitri Sali Berisha, i ka quajtur akte të trupshme dhe marrëzie ato që kanë ndodhur së fundi në selinë blu, me plaçkitijen e zyrave si dhe incidentin me aktivisten Evi Kokalarin.

Berisha ka thënë se ato janë akte rrugaçërie dhe se deputeti Lulzim Basha është organizator i tyre.

I ftuar në emisionin ‘Opinion’ me Blendi Fevziun, Berisha ka thënë se pas Referendumit do të shkojnë në seli.

“Absolutisht ne jemi dhe do të jemi në selinë e partisë. Zyrën e gjetëm të rrethuar me njerëz të armatosur me një akt marrëzie. Selia është e jona. Do shkojmë nesër po deshe por jemi në referendum. Selia është e jona. Akte rrugaçërie ndaj dy zonjave. A keni parë akte si ato? Lulzim Basha është organizatori i atyre.

Ndërkaq deklaratës së Bashës se Berisha i ka thyer dhëmbët çdo kryetari të partisë, Berisha është shprehur se kjo ishte një deklaratë e turpshme, e bërë nga një njeri që pështyn mbi veten e tij.

“Një deklartë tillë të turpshme, një njeri që bën një deklaratë të tillë pështyn mbi veten e tij”, tha Berisha.