Hidhet shorti i “Katar 2022”, mësohen skuadrat e 8 grupeve, përballjet më të forta

208
Sigal

Rrugëtimi në Botërorin “Katar 2022” u përcaktua nga goglat e tërhequra në Doha. Ky kompeticion nis më 21 nëntor 2022 dhe përfundon më 17 dhjetor. Takimi hapës është Katar-Ekuador.

Nga hedhja e shortit janë përcaktuar 8 grupet me nga 4 skuadra. Në raundin e të 16-ve kalojnë ekipet e renditura të parat grup.

GRUPI A: Katari, Holanda, Senegal, Ekuador
GRUPI B: Anglia, SHBA, Iran, (Ukrainë/Skoci/Uells)
GRUPI C: Argjentina, Meksikë, Polonia, Arabia Saudite
GRUPI D: Franca, Danimarka, Tunizia, (Australi/UAE/Peru)
GRUPI E: Spanja, Gjermania, Japonia, (Zelanda e re/Kosta Rika)
GRUPI F: Belgjika, Kroacia, Maroku, Kanada
GRUPI G: Brazili, Zvicra, Serbia, Kameruni
GRUPI H: Portugalia, Uruguai, Koreja e Jugut, Gana

29 ekipe e kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën e grupeve dhe në qershor do të përcaktohen edhe tre ekipe e tjera.