INTERVISTA/ Ish-mesfushori i Apolonisë e Dinamos, Artion Poçi, kampionatin e 86-të e vlerëson me dritë-hije
Agron KAJA

Abissnet Superiore e mbylli një sezon të gjatë 2024-2025, si e përshkruan rrugëtimin e skuadrave?
Unë e kam ndjekur Superioren në këtë sezon, dhe them Egnatia është skuadra më e veçantë në lojë, në organizim e drejtim serioz. Kanë meritë edhe Presidenti Demrozi dhe stafi i tij, ndërsa ekipet e tjera nuk kishin stabilitet, me oshilacione.
Po ndeshjet e zonës “Final 4”, çfarë risie i dhanë Superiores shqiptare?
Për mua, kjo skemë “Final 4” më duket si një formulë e dështuar. Sepse i dëmton shumë ekipet që janë më poshtë në tabelë, kryesisht skuadrat që zbresin nga kategoria. Por edhe sikur e ka favorizuar shit-blerjen (trukimin) e ndeshjeve.
Në cilën fazë të tij kampionati ishte më interesant, apo edhe me rival?
Më interesant mendoj se ishte në javët e fundit të tij, kryesisht kur u përcaktuan edhe skuadrat që dilnin nga kategoria dhe në Play-off, apo edhe kur Bylisi fitoi në Korçë. Për vetë skuadrat, të gjitha ndeshjet mbeten interesante në vlerësim.
Cilët janë treguesit që sipas jush, Superiorja tregoi nivel e cilësi, por edhe ku zhgënjeu?
Nivel u tregua vetëm në ndeshjet e fundit dhe në ato “Final 4”. Natyrisht që Egnatia arriti gjithçka, ndërsa Dinamo me Ilir Dajën arriti mirë. Vllaznia tregoi stabilitet, por jo në finale, ndërsa ka zhgënjyer më shumë Partizani.
Përjashtuar ndeshje të veçanta, pse tifozeria dukej se i kishte braktisur nga stadiumet e këtij sezoni?
Ka vite që ndodh kjo braktisje, dhe e them me keqardhje që shohim stadiumet të boshatisura. Nuk ka më si më parë që mbusheshin stadiumet, kjo ndoshta nga niveli dhe nga formula, por duhet thënë se edhe organizimi i tifozerisë nuk ka qënë në nivelet e duhura.
Gjatë garës kishte shumë largime trajnerësh, si ndikuan këto në ecurinë e skuadrave respektive?
Patjetër që ndikuan, dhe veçanërisht te Partizani. Ndryshimet e trajnerëve ndodhën në absurditet, sepse çdo trajner do kohën e vet në bankinë që ta përshtasë skuadrën me idetë e tij. Nuk mund të sjellë ndryshim që në javët e para.
Ishin arbitrat faktorë në ndeshjet, apo kishte përmirësim në gjykimet e këtij sezoni?
Nuk besoj se arbitrat ishin faktorë për keq. Për mua, niveli i arbitrimit kishte ndryshim shumë cilësor. Kam mbetur i befasuar me paraqitjen e tyre korrkte në pjesën më të madhe të ndeshjeve, ndërsa në “Final 4” ishin korrektë.
Skuadrat që do luajnë në Europë, çfarë duhet të përmirësojnë për paraqitje dinjitoze?
Nga Egnatia pres shumë në Europë, skuadrat e tjera do kenë shumë për të përmirësuar, kryesisht në përbërje. Sepse Europa nuk është si kampionati, dhe aty të mos shkojnë për tu eliminuar, por të tregohen dinjitozë në maksimum.
E keni një apel për futbollin shqiptar në sezonin e ardhshëm 2025-2026?
Futbolli shqiptar i Superiores mendoj se duhet t’i japë më shumë mundësi të rinjve, me projekte për lojtarët vëndas dhe atyre që vijnë nga akademitë. Kjo kërkohet nga të gjithë ekipet, kryesisht tek ata të traditës. Strategji që nuk duhet të mbetet jetime.
Merkato bardheblu për portën, kontaktohet maqedonasi Aleksovski
Dështimi në sezonin e kaluar e ka detyruar Tiranën që t’i hedhë sytë së pari nga katëkëndori për sezonin e ri. Burime në kampin bardheblu bëjnë me dije se kanë qenë vetë drejtuesit e skuadrës, të cilët kanë diskutuar si me klubin dhe lojtarin. Ende nuk ka një vendim final, por duket se Aleksovski do të jetë portieri i Tiranës për sezonin 2025-2026, pasi i mbaron kontrata në 30 qershor.

ABISSNET SUPERIORE
SEZONI 2025-2026
Skuadrat pjesëmarrëse
1.Egnatia Rrogozhinë
2.Vllaznia Shkodër
3.Partizani Tiranë
4.Dinamo City Tiranë
5.AF Elbasani Elbasan
6.Teuta Durrës
7.Bylis Ballsh
8.Tirana Tiranë
9.Vora Vorë
10.Flamurtari Vlorë
VERDIKTET
SEZONI 2024-2025
Kampione Egnatia
N/Kampione Vllaznia
Kryegolashënues
Bekim Balaj 19 gola
Dinamo fitoi Kupën
Luajnë në Europë
Egnatia, Vllaznia,
Partizani, Dinamo City
Zbritën në Kat. e Parë
Skënderbeu dhe Laçi
U ngjitën në Superiore
Vora dhe Flamurtari
Heziton Hasanbelliu, nuk e bind oferta për shitjen e Teutës

Edmond Hasanbelliu ka 26 vite që është në krye të Teutës, ku gjatë kësaj periudhe ka provuar suksese, dhe mes tyre edhe ndonjë dështim. Ndërkohë që në ditët e fundit, burime jozyrtare të klubit durrsak kanë bërë me dije se disa investitorë shqiptarë i kanë kërkuar Hasanbelliut mundësinë e shitjes së aksioneve të tij te Teuta. Nga kjo kërkesë, Hasanbelliut i ka ardhur propozimi në rrugë jozyrtare për blerjen e Teutës, me një ofertë 10 milionë euro, nga të cilat 5 mln Cash dhe 5 mln në kalimin e pasurive të paluajtshme që ka klubi i futbollit durrsak. Por vetë Hasanbelliu u ka kthyer përgjigje negative, por gjithçka mbetet e hapur në vijim, ndoshta me një tjetër ofertë më të lartë. Një opsion mendohet edhe bashkëpunimi i tij në formën e investitorëve. Një nga elementët që ka tërhequr investitorët për të blerë Teutën është edhe stadiumi “Niko Dovana”, i cili pas ndeshjeve finale të “Euro 2017” do t’i nënshtrohet një rimodelimi total si “Selman Stërmasi”.
Te Tirana, tavolina e merkatos duket se do nisë nga bankina

Skuadra e Tiranës mbijetoi në Abissnet Superiore pas ndeshjes Play-out. Me shumë oshilacione në sezonin që u mbyll, madje duke i shpëtuar rënies vetëm në javët e fundit, tashmë Presidenti bardheblu Refik Halili, kërkon të risjellë atmosferën e Tironës fituese, jo më për mbijetesë. Dhe dje është hedhur një nga këto hapa, ku vetë Halili në hështje ka deklaruar se për bankinën i rikthihet Orges Shehit, ndërsa për drejtimin teknik Tefik Osmanit. Të dy këta kanë qënë së bashku te Tirana dy sezone më parë, ndërkohë që Shehi është duke e mbyllur aventurën e tij në Kosovë, pasi marrëdhënia mes tij dhe Ballkanit po shkon drejt fundit, edhe pse ai ka një vit kontratë. Me ardhjen e Shehit mund të kemi edhe një tjetër rikthim, të Tefik Osmanit, i cili u largua nga Vllaznia dhe u përfol se do “parkohej” te Flamurtari. Kësisoj, Halili ka menduar që sezonin e ri ta nisë nga bankina, që do të thotë se Bledi Shkëmbi nuk është më opsion.




















