Vijon puna në stadium, “Arena Kombëtare” tashmë pajiset edhe me sistemin e ndriçimit

942
Sigal

Punimet në stadiumin “Arena Kombëtare” vazhdojnë me ritme të larta, teksa shpresohet që të jetë i gatshmë për ndeshjen e 11 qershorit, që Kombëtarja do të luajë në Shqipëri përballë Moldavisë.

c149e51a-9535-429e-9ebb-690fd148d470-1024x768

Impianti tanimë ka marrë formë, dhe po merr veshjen e jashtme, ndërkohë që këto ditë ka nisur edhe instalimi i impiantit të ndriçimit.

Siç duket në këto foto, shihen prozhektorët teksa po vendosen në pjesën e sipërme të tribunave të stadiumit.

b416fc6d-8a8c-4baa-aa18-46a657a4e63c-1024x768

Ndryshe nga gjithë stadiumet që kemi deri tashmë në Shqipëri, nuk do të ketë më kulla të larta ku do të jenë të vendosur prozhektorët e ndriçimit, por ato do të vendosen në të katërta anët pranë pjesës së sipërme të katër tribunave, të vendosura ne kënde të ndryshme, për të ndriçuar të gjithë sektorët e fushës dhe stadiumit.

e17a4501-de35-4fcf-a3f0-2a49e961de74-1024x768

8d2fff49-108b-44fd-a40c-d1ad70f6ef14-1024x768