Dhuna e tifozëve përgjak tribunat, ndërpritet ndeshja Atletiko-Keretaro!

421
Sigal

Kampionati meksikan është tronditur nga një dhunë e pashoqe në tribunat e stadiumit “Alfonso Lastras”, teksa në takimin Atletiko San Luis-Keretaro e vlefshme për javën e 14-të të kampionatit, ndeshja është ndërprerë në minutën e 86-të, kur rezultati ishte 2-0 për ekipin mik.

Pamjet janë tronditëse teksa qindra tifozë kaluan rrethimet përkatëse dhe kërkuan konfrontimin. Numri i madh i tyre bëri që forcat e rendit ta kishin të pamundur normalizimin e situatës, ndërsa lojtarët rendën me të shpejtë në dhomat e zhveshjes. Tashmë fjalën e ka komisioni i displinës në Federatën Meksikane, ndërsa mediat raportojnë se do të ketë një dënim shembullor për dhunën në këtë takim.