Reshjet intensive të shiut, rrezikohen disa banesa në Librazhd

169
Sigal

Moti i keq dhe rrebeshet e shiut kanë sjellë problematika në Librazhd.

Burimet paraprake raportojnë se për shkak të reshjeve ka prurje të mëdha dhe ka dalë nga shtrati “Përroi i Muzhaqve”.

Për pasojë rrezikohen nga përmbytjet banesat që ndodhen aty pranë. Ndërkohë, nuk është marrë asnjë masë për këtë situatë.

Moti i keq me reshje intensive dhe erëra të forta ka përfshirë vendin që prej ditës së djeshme, duke shkaktuar probleme në disa zona.