Ja cili është sekreti që të kesh gjumë të mirë dhe shpirt më të shëndetshëm

Një studim nga Instituti i Shëndetit tregon se gjumi pranë një personi të dashur mund të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e gjumit dhe të reduktojë ndjesitë depresive.

Sipas ekspertëve, ndarja e shtratit me partnerin krijon ndjesi sigurie dhe qetësie emocionale, çka ndihmon trupin të relaksohet dhe të bjerë në gjumë më shpejt.

NOA

Këto gjetje përputhen me kërkime më të gjera që tregojnë se gjumi i përbashkët ka përfitime jo vetëm për trupin, por edhe për shëndetin mendor.

Nëse ndihesh më i qetë kur je pranë dikujt që do – kjo mund të jetë arsyeja pse.