Hazard duhet të largohet nga Real Madridi, por s’ka oferta

85
Sigal

Rënie e frikshme e Eden Hazard. Nga një yll i futbollit, sulmuesi belg është futur në një errësirë ku nuk sheh fare dritë.

Në dy sezonet e fundit te Reali i Madridit, Hazard ka qenë hija e vetvetes dhe Los Blancos janë penduar që shpenzuan 100 milionë euro për ta blerë nga Chelsea kur kishte edhe një vit kontratë.

Ancelotti nuk e preferon aspak dhe 31-vjeçari po mendon të gjejë një skuadër të re që në merkaton e dimrit, por problem i madh i Hazard për momentin është se nuk ka blerës, pra me pak fjalë belgun nuk e do askush.

Newcastle, Everton dhe Chelsea kanë shfaqur interes për sulmuesin por nuk kanë mjaftueshëm para për ta blerë nga Reali dhe presin më shumë skonto.

Në këtë sezon Hazard është aktivizuar në 16 takime në total me Los Blancos dhe vetëm 8 prej tyre ka nisur si titullar.