Habit Mavraj, postim emocionues para ndeshjes: Disa burra që bën historinë nuk harrohen!

531
Sigal

Mërgim Mavraj ka reaguar në një postim në profilin e tij në “Facebook”. Mbrojtësi nuk është thirrur për shkak të një dëmtimi, ndërkohë që ka dhënë një mesazh pak orë para ndeshjes. “Sot është një tjetër ditë historike për SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT! Një ditë e cila nuk është e rastësishme, sepse disa Burra që nuk duhen harruar, pavarësisht ku janë sot, dhanë gjithçka për ta futur Shqipërinë në hartën europiane. Luftuan për këtë fanellë, shkruajtën historinë më gërma të arta dhe kontribuan që të edhe brezat në vazhdim të kenë si pikënisje pikërisht Europianin 2016. Unë si kapiten i Kombëtares dua t’i them Hallall atyre Burrave! Për djersën, sakrificat, dëshirën dhe sidomos ndjenjën e fanellës kuqezi. Sot, shtëpia jonë e re do të përurohet dhe ky gëzim i jashtëzakonshëm është i pakrahasueshëm. i tregojmë Europës se edhe ne, Shqipëria, edhe pse vend i vogël, kemi zemër dhe ambicie të madhe. Edhe ne mund të ndërtojmë stadium modern, edhe ne mund të shkruajmë historinë siç e bëmë! Forca Shqipëria”, ka shkruar Mavraj.