PD i thotë “po” OSBE-së, do të marrë pjesë në tryezën e Reformës Zgjedhore

451
Sigal

Partia Demokratike i thotë po tryezës së OSBE-së për reformën zgjedhore, e cila do të organizohet ditën e martë. Burime nga selia blu, konfirmuan se Partia Demokratike do të marrë pjesë në nivel teknik, në tryezën e diskutimit, e cila do të ketë në fokus financimin e partive politike.

“Në parim, kemi shprehur gatishmërinë për të qënë perzent, po presim të njihemi me axhënden e takimit,” – tha një zyrtar i lartë i PD-së..

Në tryezën e OSBE, e cila nuk do të jetë e hapur për mediat, pritet të ketë diskutme nga eksperte të ndryshëm zgjedhor mbi temën e takimit si dhe përfaqësues të komisonit parlamentar.

Ky është takimi i dytë i organizuar nga prezenca e OSBE, në kuadër të reformës zgjedhore, ku puna për të po vijohet e ndarë.