Edhe në bashkinë e Tropojës përfundon numërimi, PD forcë e parë

217
Sigal

Edhe në bashkinë e Tropojës ka përfunduar procesi i numërimit. Rezultati ka nxjerrë fituese Partinë Demokratike me 6443 vota, ndërsa Partia Socialiste ka marrë 3094 vota. Kjo është bashkia e dytë në qarkun e Kukësit që ka përfunduar procesin e votimit, pas bashkisë së Hasit. Bashkia e Hasit përfundoi e para procesin e numërimit në qarkun e Kukësit, ku dhe në atë bashkia Partia Demokratike doli forcë e parë me 4776 vota, ndërsa Partia Socialiste mori 2671 vota.