Cristiano Ronaldo “makineri” parash, fiton më shumë nga postimet në Instagram se nga Juventusi

330
Sigal

Kristiano Ronaldo është një makineri parash! Ylli portugez paguhet plot 27.3 milionë sterlina në sezon nga Juventusi, por këto nuk janë përfitimet e tij më të mëdha.

Siç është zbuluar sot, ylli portugez përfiton 14 milionë sterlina më shumë në 12 muaj vetëm nga Instagrami. Vitin e fundit, 35-vjeçari ka përfituar 41.7 milionë sterlina nga 43 postime të sponsorizuara, duke u renditur i pari.

Ronaldo ka 222 milionë ndjekës në Instagram dhe ka lënë pas emra si Lionel Messi, Kendall Jenner, Kim Kardashian, Neymar e të tjerë. Një gjë është e sigurt: Pasuria e Kristianos vetëm po shtohet dita-ditës…