Shkarkohet trajneri Adolfo Sormani, trajneri i ri i Partizanit do të jetë Sulejman Starova

468
Sigal

 

Pritej
vetëm zyrtarizimi, i cili ka ardhur pak pas mesditës së sotme: Adolfo Sormani
nuk është më trajner i Partizanit, duke e mbyllur pas vetëm katër muajsh
aventurën me të kuqtë. Është vetë klubi kryeqytetas që e ka bërë të ditur
lajmin me një komunikatë zyrtare, ku thuhet se italiani e ka ndërprerë me
mirëkuptim kontratën.

Klubi njofton se Adolfo Sormani ka ndërprerë aventurën me të
kuqtë. Trajneri Italian nga sot nuk do të jetë më në drejtimin e 15 herë
kampionëve të vendit. Palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët duke ndërprerë më
mirëkuptim bashkëpunimin mes tyre. Në krye të ekipit emërohet Sulejman Starova,
i cili do të drejtojë sot edhe seancën e radhës stërvitore, e cila do të
zhvillohet në orën 14:30 në Kompleksin Sportiv ‘Tirana Internacional’”, thuhet
në njoftim.

Rezultatet e dobëta dhe loja jo e mirë që kanë shfaqur të kuqtë në
pesë javët e para të kampionatit e vunë 51-vjeçarin në qendër të kritikave të
tifozëve, të cilët prej disa javësh kanë kërkuar largimin e trajnerit.