Plani urbanistik i Tiranës në nëntor, Veliaj: Ajër kemi plot, s’kemi tokë

Gazeta Telegraf/ Teksa
prezantonte detaje të planit urbanistik të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj
iu përgjigj qytetarëve që kundërshtojnë ndërtimin e pallateve shumëkatëshe në
kryeqytet. Kreu i Bashkisë tha se në kushtet që ndodhemi, duhet të mendojmë
çfarë kemi të kufizuar, dhe sipas tij, midis ajrit dhe tokës ajo që na mungon
është toka.

“Ka shumë njerëz që thonë, unë i urrej kullat. Nëse kemi
500 metra katrore, a nuk është më inteligjente të përdorim vetëm 100 metra
katrore dhe ta bëjmë 10 katësh, pasi ajër kemi, hapësira s’kemi. Më mirë shko
sipër dhe na liro tokë ku të luajnë fëmijët, ku të zhvillohen hapësira
publike.”- deklaroi kryebashkiaku Veliaj.

Sigal

Plani urbanistik i Tiranës do të kalojë në nëntor në
këshillin Bashkiak dhe KKT.