Futbollisti i njohur rrëfen sesi bëri për vete gruan e shokut

597
Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi ka treguar momentin kur u njoh me bashkëshorten e ish-mikut të tij, duke nisur kështu lidhjen që i dha fund një martese disa vjeçare.
Wanda Nara dhe Icardi u njohën në vitin 2013, në kohën kur 29-vjeçarja ishte e martuar me Maxi Lopez. Në librin e botuar nga futbollisti 23-vjeçare rrëfehet momenti i parë kur Nara i shkroi mesazhin që u bë pretekst për lidhjen jashtëmartesore.
“Ditën kur do nisesha për një tur miqësor në SHBA, mora një mesazh nga Nara. U surprizova sepse zakonisht ndodhte të flisja me Maxi-n, jo me të. Ajo më pyeti nëse mund t’i blija një iPad, model i të cilit nuk shitej në Itali asokohe. Ky moment më bëri të mendoja nëse Wanda dëshironte vërtet tabletin, apo po e përdo Kur u ktheva në Milano, gjëja e parë që bëra ishte t’i shkruaja për t’u takuar. Duhet t’i jepja tabletin që i kisha blerë dhe kjo ishte arsyeja perfekte për ta takuar. Pas atij takimi, vazhduam të shkëmbenim mesazhe me njëri-tjetrin deri në momentin kur ajo më ftoi në pushimet që do bënte në ishujt Aeolian, bashkë me Max-in dhe çiftin Borgessio. Sigurisht që pranova. Në një moment kur isha vetëm në katin e dytë të varkës ku po qëndronim, Nara erdhi pranë meje dhe u ul pa asnjë kompleks. Në atë kohë marrëdhënia e saj me Lopez ishte duke përfunduar”, tregon Icardi.
Pas tradhtisë, dy futbollistët nuk kanë kontaktuar më me njëri-tjetirn, madje ata refuzojnë të japin duart, sa herë përballen në fushë. Nara, e cila ka tre fëmijë nga martesa me Lopez, aktualisht vazhdon të jetë në një lidhje me Icardi-n.rte këtë si një arsye për të folur me mua.
Sigal