Guardiola dhe Siti “ëndërrojnë” përmbysjen, Klop nuk përjashton surprizën

556
Nga Agron KAJA 
LIGA E KAMPIONEVE/ Sot dhe nesër luhen ndeshjet e dyta çerekfinale, në “Etihad” dhe “Olimpiko”, dy sfidat më “provokuese”
Javën e kaluar, Liverpuli e befasoi Mançester Sitin në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke e mundur atë me rezultatin 3-0. Sot do të luhet ndeshja e kthimit në Mançester, dhe në konferencën për mediat, trajneri i Liverpulit e ka vlerësuar maksimalisht kundërshtarin, duke u shprehur se kualifikimi nuk është mbyllur. Por, gjermani nuk ka harruar edhe ironinë drejt Sitit, duke thënë se është një ekip i mirë, por jo i paprekshëm. “Unë nuk mendoj se Mançester Siti është një ekip i paprekshëm, por duhet pranuar që kanë një skuadër mjaft cilësore. Në futboll nuk i dihet asnjëherë, dhe këtë e them me siguri të plotë. Fitorja e parë na jep njëfarë qetësie, por kualifikimi vendoset në ndeshjen e dytë nesër (sot)”, ka theksuar fillimisht në deklaratën e tij Jurgen Klop, ndërsa nga ana e tij, Pep Guardiola i Mançester Sitit është i ndërgjegjshëm se skuadra e tij duhet të bëjë ndeshjen perfekte përballë Liverpulit, nëse ëndërron që të vazhdojë në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve. “Pas humbjes 3-0 në ndeshjen e parë, skuadra duhet të jetë e motivuar dhe të mos u lërë asgjë kundërshtarëve. Për të kaluar duhet të bëjmë një ndeshje thuajse perfekte, pasi rezultati është i vështirë për t’u përmbysur. Duhet të krijojmë shumë shanse, të jemi cinikë dhe të mbrojmë mirë, ndërsa portieri ynë duhet të presë gjuajtjet në portën tonë”. Për Guardiolën, në këtë sfidë të dytë me Liverpulin, nuk do të ketë shumë kohë të mendojnë sa gola na duhen. “Duhet të shënojmë të parin, dhe pastaj të mendojmë për të dytin, më pas do të shohim nëse mund të mbajmë të njëjtin ritëm. Duhet të mendojmë se kjo është një lojë e thjeshtë dhe të përqendrohemi në çdo minutë, kjo është ajo që duhet të bëjmë”, kështu u shpreh dje trajneri spanjoll, por që nuk harroi tu përgjigjej me ironi pyetjeve të gazetarëve, për humbjen e Sitit në “derbin” e Mançesterit. “Aguerro po simulonte”. Nesër do të luhen dy ndeshjet e tjera çerekfinale, ku nisur nga rezultatet në takimet e para, Reali dhe Bajerni mendohen superiorë ndaj Juventusit dhe Seviljes. Heinkes citohej dje në shtypin sportiv gjerman, se kërkon kujdes nga Bajerni për të menaxhuar rezultatin, ndërsa për Realin, fitorja bëhet edhe më e lehtë, sepse situata e skuadrës torineze në këtë sfidë nuk është optimiste për kualifikim.
Unë nuk mendoj se Mançester Siti është një ekip i paprekshëm, por duhet pranuar që kanë një skuadër mjaft cilësore. Në futboll nuk i dihet asnjëherë, dhe këtë e them me siguri të plotë
Ndeshjet e dyta çerekfinale
Sot, 10 prill 2018 
Roma-Barcelona 20:45
Manç. Siti-Liverpul 20:45
Nesër, 11 prill 2018
Bajern M-Sevilja 20:45
Real M-Juventus 20:45
Rezultatet në takimet e para
Datë 3 prill 2018
Juventus-Real M 0-3
Sevilja-Bajern M 1-2
Datë 4 prill 2018
Barcelona-Roma 4-1
Liverpul-Manç. Siti 3-0
Sigal