Skënderbeu zbavitet në Vlorë, Flamurtari drejt mbijetesës

525
Flamurtari nuk di të shënojë në Kampionat, dhe këtë e tregoi dje në humbjen që i shkaktoi Skënderbeu brenda në Vlorë. Skuadra e Flamurtarit u mundua që t’i përgjigjej presionit të Skënderbeut, por në dy kulme ka gabuar. Së pari, në fazën përmbyllëse në mbrojtje, ku la shumë hapësira për kundërshtarin, e së dyti, në finalizimin e aksioneve në portën korçare. Me rezultatin e patër 3-0, Skënderbeu e fitoi lehtë këtë ndeshje të javës së 28-të, e cila u bë e lehtë pas golit që shënoi Sue që në minutën e parë. Në minutën e 12-të Dita shënoi golin e dytë, për ti lënë të hapura 45 minutat e dyta. Por edhe në to, veç zëvendësimeve që bëri Flamurtari, nuk arriti të shënonte një gol nderi. Ishte Gavazaj që shënoi një gol të bukur, ndërsa Flamurtari u duk i pafuqishëm në këtë sfidë, me Duron që u duk i befasuar gjatë takimit me lojtarët e tij. Vlonjatët tashmë mendojnë mbijetesën në Superiore.
Sigal