Gruaja e futbollistit të Liverpool tregon dramën që përjetoi para finales së Champions League

140
Sigal

Përveç zhgënjimit me rezultatin, finalja e Champions League la kujtime te këqija te tifozët e Liverpool për shkak të asaj që ndodhi para finales.

Shqetësimet e sigurisë që shtynë fillimin e ndeshjes me 37 minuta çuan në një shkëmbim akuzash mes klubit nga Anfield, përgjegjës për sigurinë e ngjarjes, dhe policisë franceze.

Mes atyre dëshmive është edhe ajo e Julia Vigas, bashkëshortes së mesfushorit të Liverpool, Thiago Alcántara, e cila ka përshkruar me detaje përvojën e saj dhe përvojën e shumë të afërmve të lojtarëve të Liverpool-it para finales.

Në një postim në rrjetet sociale bashkëshortja e Alcantara u shpreh:

“Nuk më pëlqen të komentoj për këto gjëra, por këtë herë më duhet. Finalja ishte një makth i plotë dhe kjo nuk ka të bëjë me futbollin, por shkon përtej rezultateve.

Kishte shumë frikë nga çorganizimi dhe siguria. Na kërcënonin vazhdimisht bandat e hajdutëve, të cilët tentonin të na grabisnin dhe të futeshin në stadium pa bileta.

Për këtë arsye shumë tifozë qëndruan jashtë stadiumit, duke nxitur një grumbull njerëzish.

Policia hodhi gaz lotsjellës ndaj familjeve dhe tifozëve dhe disa prej tyre u rrahën. Ata ishin të gjithë njerëz të pafajshëm.

Për shkak të gjithë kësaj, na u desh të na përcillnin jashtë stadiumit për sigurinë tonë. Duhet bërë diçka, që në asnjë rast nuk mund të ndodhë dhe ne kërkojmë përgjegjësi. Mund të kishte qenë shumë më keq”, ka shkruar gruaja e Thiago.