Iker Casillas ka tërhequr vëmendjen e botës së futbollit.
Portieri legjendar gjatë ditës së sotme është dërguar me urgjencë për në spital pasi pësoi një atak kardiak në momentin e seancës stërvitore me klubin e Portos.
37-vjeçari sipas raporteve nga Portugalia është jashtë rrezikut për jetë, por do të mbetet nën kujdesin e mjekëve.
Në mbështetje të tij kanë dalë shumica e skuadrave e klubeve të mëdha europiane që i kanë uruar shërim spanjollit.