Gjest i madh nga Mane: Për çfarë më duhen 10 Ferrari, me atë që fitoj ndihmoj njerëzit në nevojë

671
Sigal

Sadio Mane, ka rrëfyer së fundmi se kur ka qenë më i ri ka pasur probleme me urinë, ashtu si një pjesë e madhe e njerëzve nga vendi ku ai vjen, Senegali. Sulmuesi i Liverpulit është shprehur se nuk ka nevojë të ketë 10 Ferrari, ora të shtrenjta apo avionë privat pasi kjo nuk e ndihmon botën.

“ Përse të më duhen 10 Ferrari, 20 ora me diamant apo dy avionë privatë. Si mund ta ndihmojë kjo botën?

Unë jam përballur me urinë, punoja në fushë. I kam mbijetuar kohërave të vështira. Luaja zbathur dhe nuk shkoja në shkollë. Sot, me atë çfarë fitoj mund të ndihmoj njerëz.

Kam ndërtuar shkolla, një stadium, kemi dhuruar rroba, këpucë dhe ushqime për njerëzit në varfëri ekstreme.

Për më tepër, dhuroj 70 euro në muaj të gjithë personave në një regjion shumë të varfër të Senegalit për t’i ndihmuar sadopak në ekonominë e tyre familjare”, u shpreh Mane.