ABISSNET SUPERIORE/ Ish-mesfushori Gilman Lika, në analizën e 12 javëve fukusohet te shkodranët
Agron Kaja
“Vllazninë e prisja që të ishte më lart në renditje, por pas largimit të trajnerit duket se po kalon moment të vështirë. Diçka nuk po shkonte mirë, ndaj dhe u bënë ndryshime në bankinë dhe te drejtori sportive.”
Nga data 6 nëntor e deri më 23 nëntor, janë plot 17 ditë pa aktivitet zyrtar për skuadrat e Abissnet Superiore. Edhe pse mes tyre ato kanë zhvilluar teste stërvitore në kushtet e lojës, apo miqësore, për Gilman Likën nuk ka ndikim të njëjtë për të gjitha skuadrat. “Kjo hapësirë e kushtëzuar pa ndeshje zyrtare në Abissnet Superiore, mendoj se ka dy anë të ndikimit te skuadrat. Së pari, për ato ekipe që kanë patur ecuri të mirë në 12 javë, nuk ndikon për mirë. Ndërsa për skuadrat që kanë patur dëmtime dhe ecuri të dobët, ndikon pozitivisht, të themi se është një “restart” për vazhdimësinë”, kështu e nisi bisedën ish-mesfushori i Vllaznisë dhe i Kombëtares, Gilman Lika, i cili për gazetën “Telegraf” theksoi se me këtë ecuri, duket sikur skuadrat e kanë portretizuar veten me renditjen aktuale. “Duke ju referuar renditjes në 12 javë, mendoj se të gjitha skuadrat ndodhen aty për aq sa kanë dhënë. Natyrisht që Egnatia dhe Partizani kanë treguar performancë më të mirë nga skuadrat e tjera dhe të dyja i shoh si pretendente për titullin. Ndërkohë që disa ekipe të tjera kanë zhgënjyer, apo edhe nuk kanë qenë në rrugën e objektivave që kanë patur në nisjen e sezonit. Gjithsesi, deri në fund, duke menduar se skema këtë sezon ka edhe “Final 4”, e mendoj një garë shumë të fortë”. Duke ju referuar situatës te skuadra e Vllaznisë, Lika thekson se diçka nuk ka shkuar mirë, por me ndryshimet që janë bërë pret kthesën që në ndeshjen e radhës ndaj Laçiti. “Në fakt, unë Vllazninë e prisja që të ishte më lart në renditje, por pas largimit të trajnerit disa javë më parë, duket se po kalon moment të vështirë. Diçka nuk po shkonte mirë dhe me të drejtë u bënë ndryshime në bankinë dhe te drejtori sportiv. Këtu mendoj se do vijë kthesa, madje pres që në sfidën e javës së 13-të kundër Laçit të vijë fitorja e padikutueshme. E ka ndeshje delikate dhe nuk duhet të gabojë. Nga takimet e tjera, natyrisht që veçoj atë Egnatia-Partizani, ku rezultati do të tregojë se cila skuadër është më e mira e momentit. Edhe ndeshjet e tjera janë interesante, ku Tirana ndaj Kukësit ndoshta pret kthimin te rezultatet pozitive”. Po çfarë mendon Gilman Lika për vazhdimësinë e kampionatit të Superiores? “Do jetë garë e fortë, sepse të gjitha skuadrat do jenë në kërkim të realizimit të objektivave. Vllazninë do e shikojmë shumë më sipër në renditje, në grupin e “Final 4” në fundin e kampionatit”.
2 OSMANË
Te Vllaznia janë me të njëjtin mbiemër “Osmani”, trajneri Qatipi dhe drejtori sportiv Tefiku
ABISSNET SUPERIORE
NDESHJET, JAVA 13
Të enjten, 23 nëntor 2023
Egnatia-Partizani 13:30
(U ndëpre në 24’)
Tirana-Kukësi 13:30
Dinamo City-Erzeni 17:00
(Në “Niko Dovana”, Durrës)
Të premten, 24 nëntor 2023
Vllaznia-Laçi 17:00
Skënderbeu-Teuta 17:00
RENDITJA
Skuadrat Nd Pikë
1.Egnatia 12 26
2.Partizani 11 26
3.Tirana 12 18
4.Laçi 12 15
5.Kukësi 12 14
8.Skënderbeu 12 14
7.Vllaznia 12 13
8.Erzeni 12 13
9.Dinamo City 12 12
10.Teuta 11 12
Ndeshje e prapambetur
E enjte, 7 dhjetor 2023
Partizani-Teuta 17:00
Kontrata me bardheblutë, Shehi në “pit stop”

Pas largimit nga stoli i Tiranës, Orges Shehi po kalon një situatë “black out”-i për vazhdimin e karrierës së tij si trajner. Partizani ka qënë skuadra e parë, e cila i ka bërë ftesën publike, pas largimit të kroatit Zoran Zekiç që në javën e 6-të. Edhe pse me Abilaliajn në stol dhe me gjashtë fitore radhazi, drejtuesit e skuadrës së kuqe nuk kanë hequr dorë nga pritja e zgjidhjes së ngërçit të Shehit me Tiranën. Vendimi i për vlonjatin në bankinë duket me prapavijë të përkohshme, pasi klubi kampion vijon të ndjekë me vëmendje zhvillimet ligjore të gjyqit mes Orges Shehit, që deri tani ka mbetur në “pit stop”, pa zgjidhje.
Abilaliaj me funksion të dyfishtë te Partizani

Në fundjavën e shkuar, Presidenti i Partizanit, Gaz Demi, ka konfirmuar Arbër Abilaliaj si trajnerin e kësaj skuadre deri në fundin e sezonit 2023-2024. Vlonjati do të mbajë njëherësh edhe detyrën e Drejtorit Sportiv në klub, funksione të dyfishta për të në këtë sezon me skuadrën e kuqe. Ai u ul në stolin e Partizanit pas largimit të Zoran Zekiç në javën e 6-të, dhe nisur nga java e 7-të në stolin e Partizanit, si trajner ka regjistruar gjashtë fitore radhazi. Skuadra sot renditet në vendin e 2-të me 26 pikë, baraz Egnatian e vendit të 1-rë. Ndeshja e parë zyrtare si trajner i parë do të jetë Egnatia-Partizani më 23 nëntor 2023.