Shkërmoqet për të tretin vit propaganda, rruga e Arbrit e pakalueshme nga ngricat, koncesionari Gjoka s’ka hedhur kripë

11
Sigal

Rënia e temperaturave dhe ngricat e para e kanë bërë të pakalueshme Rrugën e Arbrit këtë mëngjes nëntori. Edhe pse kontrata me koncesionarin ka kushtuar mbi 40 miliard lekë dhe punimet nuk janë mbaruar në afatin e përcaktuar në kontratë, rruga e oligarkut përfitues Rrok Gjoka është bërë e pakalueshme që tani.

Qytetarët që hasën vështirësi në këtë aks rrugor, i treguan joq se pavarësisht akullit dhe ngricave, firma e Rrok Gjokës nuk kishte hedhur asnjë gram kripë për të lehtësuar qarkullimin.

Kjo bëri që dhjetëra drejtues mjetesh të rrezikojnē jetën e tyre duke kaluar në rrugën e trumpetuar nga qeveria si sukses qeverisjeje.

Kujtojmë se që prej hapjes së rrugës së Arbërit janë evidentuar qindra probleme, për të mos përmendur që rruga është bllokuar disa herë edhe pse është një ndër segmented, e cila u hap me bujë nga kryeministri Edi Rama, kryeministri i propagandave, ndonëse nuk ishte ende gati që qytetarët ta përdornin për qëllimet e tyre, Rama nuk nguroi dhe e inauguroi këtë aks që në gjithë periudhën e dimrit dhe tani në ditët me reshje shfaq probleme serioze për qytetarët, kryesisht dibranët.