Eqerem Memushi: Kjo formulë duhet të ndryshojë, Flamurtari ishte për Superiore

24
Sigal

KATEGORIA E PARË/ Pas ndeshjes me Laçin, trajneri vlonjat Eqerem Memushi ka një kërkesë

 

Agron Kaja

Në mënyrë urgjente kjo formualë duhet të ndryshojë, dhe ndeshje të tilla duhet që të luhen në fushë neutrale. Sepse Kategoria e Parë ka rritje në nivel, është bërë kampionat i vështirë që kërkon përqëndrim maksimal për çdo skuadër

Në analizën e tij për sezonin që u mbyll në Kategorinë e Parë, trajneri i Flamurtarit Eqerem Memushi tregoi për gazetën “Telegraf” skuadra e drejtuar prej tij e meritonte ngjitjen në Superiore, madje direkt me AF Elbasanin. Por për ndeshje Play-off me Laçin, ai ka edhe kritika konkrete. “Analizën e ndeshjes tonë me Laçin mendoj se e ka bërë edhe gjithë Shqipëria që e pa në televizor, por edhe ata në stadium. Me një gjykim me dy standarte dhe me një pritje “armiqësore” dhe me presione në Laç, jashtë e brënda fushës së lojës, ne jemi fituesit moral të kësaj ndeshjeje. Objektivi madhor i Flamurtarit ishte ngjitja direkte në Superiore, bashkë me AF Elbasanin. Skuadra erdhi në rritje, ishte solide e prodhoi futboll, por rrugës, nga dëmtimet kemi patur edhe mungesa të cilat na kanë kushtëzuar edhe ndonjë hap fals. Por ishim brënda objektivit dhe ia dolëm”, kështu e nisi bisedën trajneri i Flamurtarit, Eqerem Memushi, i cili kërkon që në mënyrë urgjente të ndryshojë kjo formulë. “Në mënyrë urgjente kjo formulë duhet të ndryshojë dhe ndeshje të tilla sfida duhet që të luhen në fushë neutrale. Sepse Kategoria e Parë ka rritje në nivel, është bërë kampionat i vështirë që kërkon përqëndrim maksimal për çdo skuadër. Ndeshjet jashtë fushe duhen përgatitur më mirë, jo vetëm për të arritur synimin, por edhe për t’u përballur me ngarkesat psikologjike, që krijohen në fushat kundërshtare”. Flamurtari do të jetë përsëri në Kategorinë e Parë për sezonin e ardhshëm, po a do të jetë Eqerem Memushi përsëri në bankinë? “Unë e mbyll kontratën më 31 maj me Flamurtarin, dhe është në dorën e presidentit të klubit që të mendojë vazhdimin e bashkëpunimit, ose jo. Unë në çdo kohë jam i gatshëm për Flamurtarin, me mëndje dhe me zemër, edhe pa qënë në bankinë”. Ndërkohë që gjatë kësaj bisede, tekniku vlonjat “zbuloi” edhe një të fshehtë që qarrkullon në qarqet sportive në Shqipëri, për një ndryshim të formulës së kampionatit të Kategorisë së parë për sezonin e ri 2024-2025. “Në çdo moment, Kategoria e Parë tashmë është bërë e vështirë, interesante dhe me nivel më të lartë, ndoshta për vetë skuadrat pjesëmarrëse. Duke qënë aty kampionë, nënkampionë dhe fitues të Kupës, e duke u shtuar këtë sezon Kukësi me Erzenin, sezonin e ri do ta bëjnë edhe më tërheqës e të vështirë. Gjithsesi, nga informacionet tona jozyrtare që kemi marrë, mund të ketë edhe ndryshim formule, por që duhet të presim”, ishte kjo biseda me trajnerin e Flamurtarit, Eqerem Memushi.

 

 

PRAG EUROPIANI “GJERMANI 2024”-EDHE 24 DITË

Rei Manaj, kryefjala e golave në kampionatin turk

Që sulmuesi Rei Manaj është në formën e tij më të mirë në këtë sezon, këtë e tregojnë edhe 18 golat që ai ka shënuar, ndërsa kampionati SuperLiga e Turqisë  luan javën e 38-të dhe të fundit të për këtë sezon. Në vitin e tij të parë te Sivaspor, Manaj renditet i treti golashënues më i mirë, pas Mauro Ikradit të Gallatasarajt me 23 gola dhe Edin Xheko te Fenerbahçe me 20 gola. Dhe kur themi se Rei Manaj është kthyer si një kryefjalë në shënimin e gola për Sivasporin, ky nuk është një kosntatim, por një vlerësim që edhe mediat turke dhe ato europiane e kanë përshkruar javë pas jave si të tillë. E gjithë kjo performancë mbetet një lajm i mirë edhe për Kombëtaren tonë, e cila është pjesëmarrëse në ndeshjet finale të Kampionatit Europian “Gjermania 2024”. Ndonëse lista e trajnerit Silvinjo ende nuk është bërë publike, emri i Rei Manajt tashmë duket i shkruar te rrjetat e tundura.

Marlind Daku po “detyron” listën e Silvinjos me gola

Në këtë sezon të kampionatit të futbollit në Rusi, sulmuesi i Kombëtares sonë Marlind Daku është duke treguar formën e tij më të mirë. Dy ditë më parë ai shënoi golin e katërt në pesë ndeshjet e fundit për Rubin Kazanin, në duelin e vështirë me skuadrën Spartak i Moskës që renditet në vëndin e 4-t të Premier Ligës ruse, ndërsa Rubin Kazan në vëndin e 8-të. Ndërkohë që ky gol me vlera për Rubin Kazan është i nënti për Dakun në këto 29 javë të kampionatit. Ndërsa duhet thënë se këto gola kanë sinjale pozitive edhe për trajnerin e Kombëtares sonë, Silvinjon, i cili ende nuk e ka shpallur listën e 26 lojtarëve që do t’i ketë në dispozicion për tre ndeshjet e Europianit. Më parë janë dy miqësore, me Lietehshteinin më 3 qershor dhe me Azerbaixhanin më 7 qershor 2024. Daku mund të largohet gjatë verës nga Rubin Kazani, pasi interesimi për të është i madh, dhe një pistë e mundshme për lëvizje mbetet prania e tij në Europian.

 

NDESHJET MIQËSORE

Do të luhen

E hënë, 3 qershor 2024

Shqipëri-Lihtenshtejn  20:00

Në “Sambatheli”, Hungari

E enjte, 7 qershor 2024

Shqipëri-Azerbaixhan 19:00

Në “Sambatheli”, Hungari

Janë luajtur

E premte, 22 mars 2024

Shqipëri-Kili                0-3

Në “Enio Tardini”, Parma

E hënë, 25 mars 2024

Suedi-Shqipëri                        1-0

Në “Friends Arena”, Stokholm

 

 

 

KATEGORIA E PARË

 

VERDIKTET 2023-2024

U ngjitën në Superiore

AF Elbasani Kampion

Bylisi Nënkampion

Zbritën në Kateg. Dytë

Luzi 2008 dhe Tomori

 

SKUADRAT 2024-2025

1.Erzeni / Nga Superiorja

2.Kukësi / Nga Superiorja

3.Flamurtari                 Vëndi 3

4.Vora                         Vëndi 4

5.Apolonia                  Vëndi 5

6.Korabi                      Vëndi 6

7.Kastrioti                   Vëndi 7

8.Burreli                      Vëndi 8

9.Lushnja                    Vëndi 9

10.Besa                       Vëndi 10

11.Valbona/ Kateg. Dytë

12.Pogradeci/ Kateg. Dytë

Zbriti në Kategorinë e Parë, Kukësi përballet me largime

Pasi nuk ja doli të qëndronte në Abissnet Superiore dhe të fitonte Kupën e Shqipërisë, skuadra e Kukësit edicionin tjetër futbollistik do të jetë pjesë e Kategorisë së Parë. Mirpo kjo ka sjellë edhe një situatë largimesh, ku pas dy portierëve Anxhelo Tafas e Kristian Rroku, e kanë mbyllur bashkëpunimin me klubin edhe mesfushori Kleandro Lleshi, ndërsa u ka mbaruar kontrata dhe mendohen të larguar Melos Zenunaj dhe Franci Lala. Por në listën e largimeve priten edhe sulmuesi moldav Nikolai Solodovnikov, si dhe mbrojtësit Vasil Zhongo e Franko Lamçe.