Zyrtare/ Edon Zhegrova firmos me Lille në Francë

259
Sigal

Edon Zhegrova është zyrtarisht lojtar i Lille. Kampionët në fuqi të Francës kanë mposhtur konkurrencën me Lyon, duke prezantuar 22-vjeçarin.  Lille pagoi 7 milionë  euro për kartonin e lojtarit të përfaqësueses së Kosovës tek skuadra e Basel, në mënyrë që anësori të transferohet në Ligue 1.

 

Zhegrovës i ka munguar vazhdimësa tek zviceranët, teksa këtë sezon e ka gjetur vetëm dy herë rrugën e rrjetës. Këto statistika, por edhe talenti i treguar gjatë karrierës së tij bindën Lille, që të investonte tek 22-vjeçari. Skuadra e trajnerit Gourvennec humbi në këtë merkato Jonathan Ikone i cili u transferua te Fiorentina dhe shohin sulmuesin e Kosovës si njeriun e duhur për të mos humbur shkëlqimin në repartin ofensiv.

Mesfushroi është aktivizuar për dy edicione me Genk, ndërsa që nga janari i vitit 2019-ëS ishte pjesë e skuadrës së Basel. Tashmë, 22-vjeçari do të kërkojë që të bëjë mirë dhe në Francë. Sa i takon eksperiencës me përfaqsuesen e Kosovës, Zhegrova është aktivizuar në 21 ndeshje me fanellën e dardanëve,  duke shënuar dhe një gol, ndaj Shqipërisë në miqësoren e luajtur në fundin e majit të 2018.

Image