“Fytyrë për fytyrë, zemër për zemër!”, “San Siro” mbulohet nga dueli Ibra-Lukaku (VIDEO)

278
Sigal

Përplasja e ashpër mes dy sulmueve të Milanit dhe Interit, Zlatan Ibrahimoviç dhe Romelu Lukaku është kthyer në një prej çështjeve më të ndjekura të futbolit italian dhe europian. Dueli i ashpër i nervave me gjigantit suedez dhe atij belg është kthyer tashmë edhe në vizatim mural.

Në sektorin jugor të stadiumit të Milanos “San Siro”, përplasja kokë më kokë mes Ibrës dhe Lukakut është transformuar dhe vizatim në zonën e “Curva Sud”, aty ky hyjnë dhe pozicionohen tifozët e Milanit.

“Fytyrë për fytyrë, zemër për zemër”, shkruhet në mesazhin bashkëshoqërues të vizatimit të “betejës” Ibrahimoviç-Lukaku.

Gjatë çerekfinales së Kupës së Italisë në 26 janar në “San Siro”,  Ibrahimoviç dhe Lukaku u acaruan me njëri-tjetrin. Suedezi ofendoi belgun, i cili dhe ky i fundit nuk i kurseu sharjet ndaj ish-shokut të skuadrës te Mançester Junajtid. Federata Italiane nuk i penalizoi të dy futbollistët për sjelljen në atë takim, por çështja ka kaluar në duart e Prokurorit Federal.