Sul Starova: “Objektivat e Partizanit, titulli e Kupa”

488
Sigal

Drejtori i Përgjithshëm i 15 herë kampionëve. “Kthehem në klubin ku kam kaluar 20 vite”

Sulejman Starova, trajner i fundit që i ka dhënë një titull kampion Partizanit (sezoni 1992-1993), u prezantua dje si Drejtori i ri i Përgjithshëm i të kuqve në praninë e  Presidenti Gazmend Demi. “Bobi” pasoi në këtë detyrë Eduard Prodanin, me këtë të fundit që do të luajë rolin e një këshilltari të Demit në lidhje me administrimin e klubit. “Është një përgjegjësi dhe detyrim i madh për të realizuar strategjinë e presidentit dhe projekteve të mëdha. Dihen objektivat e Partizanit, kampionat dhe kupë, kështu që shpresojmë të kemi edhe fatin me vete që t’i realizojmë këtë synime sa më shpejt”, – tha Starova, i cili gjatë dy sezoneve të fundit punoi si Drejtori i Përgjithshëm i Kukësit, më skuadrën verilindore që doli nënkampione dhe siguroi biletën për në Ligën e Europës.

 – Starova, sërish te Partizani, por kësaj radhe në rolin e Drejtorit të Përgjithshëm të Klubit. Cilat ishin arsyet e pranimi të kësaj detyre?

– Shpreh kënaqësinë që kthehem në klubin ku kam kaluar 20 vite njëkohësisht është edhe një përgjegjësi dhe detyrim i madh për të realizuar strategjinë e presidentit dhe projekteve të mëdha që fillojnë për një cilësi më të lartë dhe objektivin kryesor rezultatet sa më mira të ekipit të parë.

– Ju jeni trajneri i fundit që keni fituar një titull me Partizani, 21 vjet më parë. Cilat janë objektivat e skuadrës?

– Dihen objektivat e Partizanit, kampionat dhe kupë, kështu që shpresojmë të kemi edhe fatin me vete që t’i realizojmë këto synime sa më shpejt, pasi projekti i klubit është afat mesëm dhe afatgjatë. Duke dituar se objektivi afatshkurtër është rezultate sa më të larta për ekipin  e parë ne jemi të gjithë në shërbim të trajnerit Shpëtim Duro. Pra i gjithë stafi është në dispozicion të ndihmesës ndaj trajnerit që të bëjmë maksimumin. Kjo ndihmë do të jetë e gjithanshme dhe skuadrës nuk duhet t’i mungojë asgjë, derisa presidenti ka siguruar financa të shëndosha.

– Çfarë përmbledh detyra juaj dhe cili është qëllim i saj?

– Qëllimi jonë është që të ndihmojmë klubin por edhe për financat e presidentit, sepse dihet se Partizani mbahet i gjithi në financimin e zotit Demi. Detyra jonë është që ti zbusim këto lloj investimesh, duke nxjerrë të ardhura nga veprimtaria jonë futbollistike, të cilat do të investohen sërish në klub.

– Partizani po tregohet shumë aktiv në merkato…

– E keni vërë re se, gjatë kësaj periudhe merkatoje skuadra vijon të pasurohet me elemente, presidenti nuk po e kursen investimin.

Pra do të kërkohet të rritet cilësia nga masiviteti dhe për këtë jemi të angazhuar të gjithë si staf  që njihemi prej shumë kohësh. Pra, do të punojmë që të realizojmë objektivin dhe synimin që ka presidenti dhe gjithë tifozët si Brenda dhe jashtë Shqipërisë.

– Partizani ka një nga Akademitë më të mira në vend. Cila do të jetë e ardhmja e saj?

– Do të kërkojmë dhe rritja e masivitetit, që të dërgon te cilësia, gjë e cila arrihen me projektet e presidentit që ka për akademinë. Kemi filluar me reformat në ekip, por edhe kujdesi për skuadrën “B” ku kemi objektiva të qarta për të kaluar në Kategorinë e Parë., si dhe ngritja e një akademie e cila bën të mundur kthimin e Partizanit te trofetë.

Duro: “Si do të punoj me Sulën”

 Trajneri i Partizanit, Shpëtim Duro, njëherësh edhe në rolin e menaxherit, sqaroi për mediat edhe për mënyrën sesi do të funksionojë bashkëpunimi me Sulejman Starovën. “Pavarësisht përgjegjësive individuale që kam unë apo Starova  dhe të tjerët, kjo nduk do të thotë që unë nuk do të interesohem për akademinë apo skuadrat e të rinjve. Pra të gjithë si grup që jemi miq kemi përgjegjësitë që të interesohemi, jo vetëm për ekipin e parë. Suksesi nëse arrihet është it ë gjithëve, por kur gjërat nuk shkojnë siç duhet përgjegjësia është e trajnerit”, – tha Duro.

Gaz Demi: “Pse vendosa për Bobin”

 Presidenti i Partizanit, Gazmend Demi, tregoi edhe pse ai ishte i bindur se, me Sulejman Starovën në rolin e Drejtorit të Përgjithshëm kishte bërë zgjedhjen e duhur. “Partizani është duke u riformuar dhe pas zgjedhjes së Shpëtim Duros në rolin e trajnerit dhe menaxherit. Për të rritur sa më shumë performancën e skuadrës nga sot (dje) drejtor i përgjithshëm dhe administrator i Partizanit do të jetë Sulejman Starova. Nuk mund të flas unë për vlerat e Starovës, si një njeri i familjes së Partizanit. I uroj shumë suksese. Partizani nuk është vetëm skuadra e parë, por ka projekte të mëdha që nga brezi i ri. Prandaj në këtë aspekt që nga më i vogli deri te më i madhi në klub është nën drejtimin e Starovës. Jo rastësisht, Drejtorin e Përgjithshëm e zgjodhëm njeri të sportit dhe ky do të ketë ndikimin e tij në të gjitha hallkat e klubit, pavarësisht se sistemi jonë  ka të bëjë me menaxher-trajner, një risi në vendin tonë. Por si më i madhi i Partizanit, Starova do të ketë dorë gjithandej në klub. Rrini rehat se Partizani i ka terrenet dhe të rejat do të bëhen shumë shpejt. Gjithçka që kemi thënë do të bëhen realit vetëm duhet qetësi”, – tha Presidenti Demi.

Kalendari kat 1

KATEGORIA E PARË 2014-2015

GRUPI A

FAZA I

JAVA E 1-rë (13 shtator)

Kastrioti-Mamurrasi

Besa-Tërbuni

Kamza-Veleçiku

Iliria-Ada

Besëlidhja-Burreli

JAVA E 2-të (20 shtator)

Mamurrasi-Burreli

Ada-Besëlidhja

Veleçiku-Iliria

Tërbuni-Kamza

Kastrioti-Besa

JAVA E 3-të (27 shtator)

Besa-Mamurrasi

Kamza-Kastrioti

Iliria-Tërbuni

Besëlidhja-Veleçiku

Burreli-Ada

JAVA E 4-t (4 tetor)

Mamurrasi-Ada

Veleçiku-Burreli

Tërbuni-Besëlidhja

Kastrioti-Iliria

Besa-Kamza

JAVA E 5-të (18 tetor)

Kamza-Mamurrasi

Iliria-Besa

Besëlidhja-Kastrioti

Burreli-Tërbuni

Ada-Veleçiku

JAVA E 6-të (25 tetor)

Mamurrasi-Veleçiku

Tërbuni-Ada

Kastrioti-Burreli

Besa-Besëlidhja

Kamza-Iliria

JAVA E 7-të (1 nëntor)

Iliria-Mamurrasi

Besëlidhja-Kamza

Burreli-Besa

Ada-Kastrioti

Veleçiku-Tërbuni

JAVA E 8-të (8 nëntor)

Mamurrasi-Tërbuni

Kastrioti-Veleçiku

Besa-Ada

Kamza-Burreli

Iliria-Besëlidhja

JAVA E 9-të (22 nëntor)

Besëlidhja-Mamurrasi

Burreli-Iliria

Ada-Kamza

Veleçiku-Besa

Tërbuni-Kastrioti

GRUPI B

FAZA I

JAVA E 1-rë (13 shtator)

Luftëtari-Dinamo

Sopoti-Butrinti

Tomori-Shkumbini

Bylis-Lushnja

Pogradeci-Naftëtari

JAVA E 2-të (20 shtator)

Dinamo-Naftëtari

Lushnja-Pogradeci

Shkumbini-Bylis

Butrinti-Tomori

Luftëtari-Sopoti

JAVA E 3-të (27 shtator)

Sopoti-Dinamo

Tomori-Luftëtari

Bylis-Butrinti

Pogradeci-Shkumbini

Naftëtari-Lushnja

JAVA E 4-t (4 tetor)

Dinamo-Lushnja

Shkumbini-Naftëtari

Butrinti-Pogradeci

Luftëtari-Bylis

Sopoti-Tomori

JAVA E 5-të (18 tetor)

Tomori-Dinamo

Bylis-Sopoti

Pogradeci-Luftë tari

Naftëtari-Butri nti

Lushnja-Shkumbi ni

JAVA E 6-të (25 tetor)

Dinamo-Shkumbini

Butrinti-Lushnja

Luftëtari-Naftëtari

Sopoti-Pogradeci

Tomori-Bylis

JAVA E 7-të (1 nëntor)

Bylis-Dinamo

Pogradeci-Tomori

Naftëtari-Sopoti

Lushnja-Luftëtari

Shkumbini-Butrinti

JAVA E 8-të (8 nëntor)

Dinamo-Butrinti

Luftëtari-Shkumbini

Sopoti-Lushnja

Tomori-Naftëtari

Bylis-Pogradeci

JAVA E 9-të (22 nëntor)

Pogradeci-Dinamo

Naftëtari-Bylis

Lushnja-Tomori

Shkumbini-Sopoti

Butrinti-Luftëtari