Sëmundjet e verës tek foshnjat, kujdes plazhin, vapën dhe insektet

479
Sigal

Këshillat e mjekëve për fëmijët nga 0 deri në 5 vjeç. Çfarë duhet të bëjnë nënat në kushtet e shtëpisë

Me rritjen e temperaturave, kanë nisur problemet shëndetësore për fëmijët, kryesisht të moshës 0-5 vjeç. Shenjat gripale, sëmundjet e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, diarretë, sëmundjet mikrobiale, që mund të shpien në komplikime. Një ndër shqetësimet që vihet re te fëmijët e moshës infantile, është ai i rrugëve të frymëmarrjes. Fëmijë me temperaturë të lartë dhe me probleme serioze në rrugët e sipërme të frymëmarrjes. Vihen re bllokime dhe acarime, gjatë procesit të frymëmarrjes. Këto janë sëmundje virusale, të cilat shkaktohet jo vetëm prej temperaturave të paqëndrueshme, por edhe të mungesës së lagështisë së ajrit. Është e nevojshme që fëmijët e vegjël, të mbahen në ambiente të lagështa, jo të thata. Kjo lagështirë mund të krijohet edhe në mënyrë artificiale, duke mbajtur në ambientin ku rri fëmija, ndonjë çarçaf të lagur, i cili gjatë avullimit, në ditë të nxehta, të krijojë një temperaturë optimale dhe një lagështi të mjaftueshme për organizmin e tij. Infeksionet e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, mund të mjekohen me shurupe, të rekomanduara nga mjeku, me pak paracetamol dhe me sa më shumë lëngje, për të kompensuar sasinë e lëngjeve që fëmija humbet me anë të djersës.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf